Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Similar topics

Navigacioni

 Portali
 Indeksi
 Anėtarėt               

 Profili

Foto Sondazh

Gallery


Histori Jeta e Prizrenit fillon me Therandėn e lashtėsisė Empty

Keywords

RSS feeds


Yahoo! 
MSN 
AOL 
Netvibes 
Bloglines 

    Histori Jeta e Prizrenit fillon me Therandėn e lashtėsisė

    Archi
    Archi
    Anėtar/e
    Anėtar/e


    Male
    Numri i postimeve : 156
    Age : 45
    Registration date : 26/09/2006

    Vizitoret
    Vizitoret: Vizitoret

    Histori Jeta e Prizrenit fillon me Therandėn e lashtėsisė Empty Histori Jeta e Prizrenit fillon me Therandėn e lashtėsisė

    Mesazh nga Archi Mon Oct 09, 2006 5:01 pm

    Jeta e Prizrenit fillon me Therandėn e lashtėsisė Foto Nga Prizreni i Lashtė

    Nė lokalitetin e Prizrenit janė gjetur shumė mbishkrime nė stella gurore nė gjuhėn latine gjatė kohės sė sundimit romak nė tokat dardane, pastaj shumė materiale arkeologjike, si psh., statua Vrapusja e Prizrenit, qė gjendet nė Muzeun Britanik nė Londėr dhe cjapi i bronzit, qė gjendet nė Muzeun e Vranjės. Pėr Vrapuesen nga Prizreni, shėnimet nga Muzeu Britanik tregojnė se ėshtė punuar nė bronz, dhe i takon shek. VI p.e.s, qė rrjedhin nga treva shqiptare. Figura e cjapit paraqet njė nivel tė lartė tė krijimtarisė figurative tė epokės helene-ilire nė Gadishullin Ballkanik nė mesin e shekullit VI p.e.s. dhe ėshtė e lidhur me hyjin helen Hermestin, pėrkatėsisht me hyjin ilir Bindin

    Prizreni ėshtė i vendosur nė skajin mė jugor tė fushėgropės sė Prizrenit, nė shpat tė malit tė Cvilenit dhe nė fushėn e gjerė e cila paraqet tėrėsinė e fushėgropės sė hapėt tė Dukagjinit. Pjesa kaluese e rrjedhės sė Lumbardhit tė Prizrenit prej bje-shkės nė rrafsh ka qenė elementi mė i pėrshtatshėm natyror-gjeografik i pozitės lokale pėr vendosjen e Prizrenit. Me rėndėsi pėr pozitėn e Prizrenit nė tė kaluarėn kanė qenė mjaft tė rėndėsishme momentet strategjike mbrojtėse. Kėshtu, Prizreni ėshtė njė ndėr qytetet mė tė vjetranė kėtė anė dhe padyshim njėri prej qendrave urbane mė tė vjetra tė Evropės juglindore.

    Sipėrfaqja: 2927 ha, 32 ari, 44 m.
    Mendohet se jeta e Prizrenit fillon me Therandėn e lashtėsisė, qendėr e dardanėve ilirė, e cila ka qenė 6 km nė verilindje tė Prizrenit tė sotėm.

    Koha e saktė e themelimit tė qytetit nuk ėshtė pėrcaktuar deri me tash. Madje, vendosja e qytetit antik Theranda nė hapėsirėn e tanishme tė Prizrenit ėshtė ende diskutabile. Arkeologėt sugjerojnė se ky qytet antik duhet tė kėrkohet diku nė Tarazhdė, nė veri tė Prizrenit, rreth fshatrave tė sotėm Novak, Caparc, Shpinadi, Gilanc etj. ku edhe sot ėshtė i ruajtur ky mikrotoponim, dhe ka gjurmė tė vendbanimit.

    Figura e cjapit nga periudha e krijimtarisė figurative tė epokės helene-ilire
    Prizrenin e hasim nė shumė burime historike, si: nė dokumentet qoftė me karakter ekonomik ose politik si dhe nė kronika tė udhėpėrshkruesve, veprave fetare dhe shkencore.

    Prizreni, gjatė periudhave tė ndryshme historike shfaqet si qendėr e madhe ekonomiko-kulturore. E ndeshim me emra tė ndryshėm. Sipas dokumenteve latine:Prisrien,Prisrenum,Presarin,Prisarano,Presreno,Prisori,Pristren,Prisarini,Jorsaim, etj.;nė dokumente osmane ndėrkaq e ndeshim me emrat Tarzerin,Perserin,Zerin,Prizerin etj.

    Nė lokalitetin e Prizrenit janė gjetur shurnė mbishkrime nė stella gurore nė gjuhėn latine gjatė kohės se sundimit romak nė tokat dardane, pastaj shume materiale arkeologike, si psh statua Vrapusja e Pnzrenit, qė gendet nė Muzeun Britanik nė Londer dhe cjapi i bronzit qė gjendet nė Muzeun e Vranjes.
    Pėr Vrapuesen nga Prizreni, shėnimet nga Muzeu Bntamk tregojnė se ėshtė punuar nė bronz dhe 1 takon shek VI pe.s, qė rrjedhė nga trevat shqiptare. Figura e cjapit paraqet njė nivel tė lartė tė krijimtarisė figurative tė epokės helene-ilire nė Gadshullin Ballkanik nė mesin e shekullit VI p.e.s. dhe ėshtė e lidhur me hyjin helen Hermestin, pėrkatėsisht me hyjin ilir Bindin.

    Nė hapėsirėn urbane tė qytetit kanė ekzistuar dhe ende ekzistojnė mbeturinat e objekteve primare dhe sekundare tė njė vendbanimi tė lashtė, tė organizuar dhe tė urbanizuar. Kėtė e dėshmojnė shumė gjetje arkeologjike, si p.sh., gėrmadhat e tėrmės sė periudhės romake; Bazilika nė lokacionin e tanishėm tė kishės "Shėn Premtja"; Muret e periudhės romake tek Sahat Kulla, tė shndėrruara nė hamam nė mesin e shekullit XVIII; Ara (monumente motive) e shekullit II-III; Stellat (monumente mbivarrore) e shumta tė periudhės romake. Edhe nė hulumtimet e fundit, rezulton se Manastiri i Kryeengjujve, qė gjendet nė Kompleksin Arkeolgjik, Kėshtjella e Epėrme dhe Manastiri i Kryeengjujve qė shtrihen nė Kompleksin Memorial Gryka e Lumbardhit, i takojnė periudhės eneolite, respektivisht MMM vjet p.e.s. Nė qendėr tė qytetit, afėr minares sė mbetur tė xhamisė sė Arasta ēarshisė, nė vitin 1967 ėshtė zbuluar dyshemeja me mozaik (periudha romake apo mė herėt).Nga kėto fakte mund tė konstatojmė se lashtėsia urbane e Prizrenit bie nė shekullin III dhe shumė mė herėt.

    Qyteti tė cilit i qėndron nė kokė mali i Sharrit
    Sipas E.Spenserit ,Prizreni,Priscopera e hershme,ėshtė themeluar nė kohėn e Filipit tė Maqedonisė.Nė kohėn romake bėhet njė nga stacionet kryesore.Ndėrsa sipas priftit Donat Jeliq (1650) Prizreni ishte Justiniana e Parė (Prisreno Prima Justiniana).Nė relacionin e Pjetėr Bogdanit tė datės 24 mars 1684 pėr gjendjen nė Kosovė,pėr Peshkopatėn e Prizrenit shkruan:”Pirenopoli i lashtėsisė,i quajtur tani Prizren,nderohet me titullin “Justiniana e dytė” nė bulėn e Urbanit VIII kur u themelua kolegji ilirik i Loretos.... Nė vendin shumė tė bukur (ku ishte qyteti i lashtė dhe fortesa e tij, tani vihen vreshta. (Qyteti) nuk ka mure dhe vazhdimisht trazohet prej malėsorėve. I qėndron mbi kokė mali i Sharrit, shumė i begatshėm me kullosa ku zakonisht vijnė kopetė e sulltanes sė madhe tė Konstantinopolit pėr tė kullotur e pėr tė kaluar stinėn e verės. Ka njė fushė shumė tė bukur tė gjatė 30 milje e shumė pjellore dhe, nė rrėzat e maleve, nė vende tė thata, pėr njė pjesė tė gjatė tė vendit, shtrihen vreshta shumė tė frytshme dhe qyteti shijon verėra shumė tė zgjedhura.

    Sa i pėrket zhvillimit dhe rritės sė qytetit ai ka kaluar nė faza tė caktuara gjatė tė kaluarės historike. Padyshim, pjesė mė e vjetėr ėshtė kalaja e mė pastaj pjesėt tjera rreth saj.Ėshtė normale se Prizreni nė tė kaluarėn nuk ka pėrfshirė njė sipėr-faqe tė cilėn sot e ka. Shumė lagje tė sotme tė tij pėrpara kanė qenė djerrina, vreshta, pyje, fusha, kopshte. Kėshtu p.sh. hapėsira nė veri tė Prizrenit nėpėr tė cilėn shkon rruga pėr nė Gjakovė ka qenė deri me ardhjen e turqve lendinė e mbuluar me shkurre dhe drunė tė rrallė.Po ashtu edhe mė vonė, madje edhe nė shekullin e XVII nė pazarin e drithit (afėr qendrės sė sotme tė posta e re, J.O) kanė kositur barin.Nė mesjetė, mahalla Kurilla (nė pjesėn verilindore tė qytetit) nuk ka qene gjithaq e banuar, sikurse sot (mendohet nė kohėn kah fundi i shek. XIX, vėr. e autorit). Kėtu atėherė kanė qenė vreshtat. Mirėpo, me kalimin e kohės, gjatė periudhave historike dhe zhvillimin e tij ėshtė rritur qyteti dhe sot ėshtė bėrė pothuajse njė qendėr e madhe rajonale.

    Prizrenit i zotėruar nga ana e Gjon Kastriotit qė lidhė marrėveshje tregtare me Raguzėn, mė 1420
    Nė njė dokument, flitet pėr zotėrimin e Prizrenit nga ana e Gjon Kastriotit qė lidhė marrėveshje tregtare me Raguzėn, mė 1420 ku thuhet se do t'i mbronte tregtarėt raguzianė brenda vendit tė tij qė nga "Shufadaj nė bregdet deri nė Prizren".
    Nė mesjetė Prizreni nė pikėpamje ekonomike ishte mjaft i zhvilluar, kurse qytetin e drejton qefalia, princi, e pėrveē tyre ishte edhe doganieri pėr shkak tė vėllimit tė madh tė tregtisė. Pushteti i atėhershėm kujdesej, pėrveē luftės, edhe pėr ligjet, pėr administrimin dhe gjyqet, pastaj pėr sigurimin e rrugėve pėr tregti. Njė qender e kėtillė e madhe me bujqėsi tė zhvilluar nė bazė tė pasurisė sė Dukagjinit, diktonte edhe tregtinė shumė tė gjallė, ku prej qyteteve bregdetare importoheshin vaji, kripa, pemėt dhe disa artikuj manifakturalė, kurse eksportoheshin nė rend tė parė prodhimet bujqėsore, respektivisht blegtorale si: lekura, pastaj prodhimet e zejtarisė. Prej ndėrmarrjeve mė tė mėdha tė Prizrenit pėrmendet "shtėpia e dyellit" qė e patėn ndėrtuar kotorasit. Mė vonė ajo ishte pronė e peshkopit prizrenas, i cili kishte tė drejtė vetėm tė shkrinte dyellin. Krejt kjo tregon se Prizreni nė mesjetė ishte nė lulėzimin e tij mė tė madh shoqėror-ekonomik, (si qendėr tregtare, zejtare).

    Nė Prizren mbaheshin pangjyre tė mėdha, katėr panaire nė vit. Pėr t“i mbrojtur interesat e tregtarėve nė kėtė qytet, u emėrua mė 8 mars 1332 edhe konsulli i Dubrovnikut, qė ishte i detyruar t“i vizitonte tė gjitha panairet e mėdha tė zejtarėve, tė shkonte nė oborrin mbretėror etj. Prizreni nė atė kohė farkonte edhe paratė e tij, gjė qė dėshmon forcėn ekonomike tė kėtij qyteti. Nė kėtė kohė Prizreni llogaritej si qendėr e Ballkanit. Pėr kėtė arsye disa shkrimtarė e quanin "Dubrovnikun e Ballkanit". Sidomos ishte e zhvilluar tregtia. Siē shkruan historiani
    Jeriqek, nė Prizren kanė "lėvizur tregtarėt dalmatė, grekė dhe vendės, e sidomos nė kohėn e panaireve". Kėshtu si qytet i zhvilluar dhe i pasur, Prizreni i ka tėrhequr jo vetėm shqiptarėt dhe serbėt, por aty kishte edhe dubrovnikas, kotoras, zadras, venedikas, florentinas, sasė, vllehė dhe grekė.

    Nė vitin 1204, Prizreni bie nė duar tė bullgarėve, ndėrsa nė vitin 1282 bie nė duar tė serbėve
    Pėrkitazi me organizimin e Kishės katolike shqiptare nė Kosovė, ajo organizohej prej Ipeshkvisė katolike tė Shkupit, e cila nė kėto treva vepronte qė nga fillimet e krishterimit dhe prej Ipeshkvisė sė Prizrenit. Kjo e fundit, pas shkatėrimit nė kohėn e dyndjeve tė barbarėve dhe tė ardhjes sė sllavėve si duket i merr ingerencat juridike dhe titullore tė Ipeshkvisė sė Justiana Sekonda.. Nė fakt edhe pse Ipeshkvia e Prizrenit pėrmendet nė dokumentin e Bazilit II (1020) si duket ka shėnime, ndonėse ende hipotetike, se ajo pėrmendet qė nė vitin 458, lidhur me Konēilin e Kalcedonit dhe qėndrimeve ndaj tij. Nė letrat dėrguar perandorit Leonit, nė mesin e ipeshkvinjve tė tjerė pėrmendet edhe Pali, ipeshkvi i Prinatenus (Paulus episcopus Prinatenus), qė kėtė disa prej studiuesve seriozė e indentifikojnė me Prizrenin, pėrkatėsisht Prisrensis nė vitin 1096-1105. Pavarėsisht nga kjo titullarėt e kėsaj ipeshkvie janė tė njohur gjatė shekujve XI, XII, e sidomos prej shek. XIII...

    Sigjili i Vasillit II lėshuar nė favor tė Kryepeshkpatės sė Ohrit 1019, nė mesin e shumė peshkopatave pėrmend: "edhe Peshkopinė e Prizrenit nė vet Prizrenin, Hoznė (pranė Pejės), Leaskumcė e Vratė, klerikė 15, parikė 15" Me emrin Prisdrina pėrmendet nė kartėn e mbretit bizantin Vasilit II mė 1019, kartėn e Simeon Nemanjės tė vitit 1198 (dhurim i pronave manastirit tė Hilandarit nė Malin e Shenjtė). Nė vitin 1204, Prizreni bie nė duar tė bullgarėve, ndėrsa nė vitin 1282 bie nė duar tė serbėve. Nė vitin 1346 pėrmenden dy kisha nė Prizren: ajo e Shėn Mėrisė dhe e Shėn Pjetrit mbi Prizren.

    Koha kur Prizreni llogaritej nė radhėn e qyteteve mė tė mėdha tė Gadishullit Ballkanik
    Nė shekullin XVI Prizreni shėnon pėrparim tė mėtejshėm nė tregti, nė zejtari dhe nė jetėn kutturo-arsimore. Ndėrtohen mullinjtė, dyqanet, karvansarajet, shkollat, xhamitė dhe zgjerohet ēarshia. Nė fillim tė shek. XVII, Prizreni llogaritėt nė radhėn e qyteteve mė tė mėdha tė Gadishullit Ballkanik, si dhe qendėr e rėndėsishme pėr blegtori dhe prodhime blegtorale, posaēėrisht me lesh dhe pėrpunimin e lėkurės, e cila eksportohej madje edhe nė Gjermani. Pėrveē kėsaj, kėtu fillon prodhimi i armėve, pushkėve dhe shpata e njohur dimiskija. Pushkėt e Prizrenit kanė arritur madje edhe nė Azi tė Vogėl, Egjipt e gjetiu. Zejtaria ėshtė zhvillua aq me intensitet qysh nė gjysmėn e shek. XVI janė zhvilluar esnafet e tabakėve (lekurarėve), farkėtarėt, saraēėt, terzinjtė, mutavgjijtė, pushkarėt, thiktarėt dhe argjentarėt. Pra, nė kėtė kohė (nė fillim tė shek. XVI), Prizreni ishte njė qendėr e zhvilluar tregtare, zejtare dhe kulturo-arsimore e kėsaj ane. Pėr kėtė tė dhėna jep vakufnamja e Kukli-beut, e vėrtetuar mė 1538 nė gjyq. Pėrveē xhamisė sė Suzit, tash pėrmendet edhe mesxhidi i Jakup beut, Xhamia e re (Cami sedid) dhe njė mesxhid. Edhe kjo dėshmon transformimin pėrmanent tė Prizrenit dhe karakterin e tiparet orientale, sepse xhamitė dhe mesxhidet u bėnė qendra prej nga pėrhapej kultura islame dhe jo vetėm nga ajo e Kukli beut, por edhe tė gjitha tė tjerat kanė shėrbyer si shkolla qė ka qenė zakon nė tėrė botėn islame. Edhe arsimi pėrfshinte njė numėr tė madh fėmijėsh myslimanė, ku mėsonin leximin dhe recitimin e kuranit, bazėn e fesė, pastaj shkrimin dhe leximin dhe arithmetikė. Mėsimi zhvillohej nė gjuhėn osmane.

    Mė 1530 Prizreni si qendėr kishte 4 mėhalla myslimane dhe 9 lagje krishtere
    Prizrenin e pushtoi ushtria turke nė vitin 1455. Nė vitin 1570 Prizreni mori funksionin e qendrės sė sanx-hakut, nė pėrbėrje tė tė cilit ishin 5 nahije.
    Sipas vakufnamės sė Suzit te vitit 1513 shohim se Prizreni pėrparonte dhe ndėrtohej shpejtė si dhe kishte marrė disa krakteristika tė qytetit oriental. Kėshtu Suzi themeloi nė Prizren xhaminė, shkollėn fillore, ku vetė jepte mėsim dhe linte testament prej librave, tė cilat duhet tė ishin biblioteka e parė nė Kosovė. Gjitha-shtu, prej vakufnamės sė Suzit shohim se pėr herė tė parė pėrmenden tabakėt. Qyteti merr gjithnjė mė tepėr karakter islam, qė shihet prej njė regjistrimi tė vitit 1582 kur nė Prizren ka pasur katėr lagje myslimane dhe nėntė jomyslimane.
    Sipas defterit tė Sanxhakut tė Prizrenit tė vitit 1530, Prizreni si qendėr kishte 4 mėhallė myslimane dhe 9 lagje krishtere. Ndėrsa, sipas Defterit tė hollėsishėm tė Sanxhakut tė Prizrenit tė vitit 1530, nr. 369, Hasset e Mirlivahit nė vet Prizrenin kishte kėto lagje dhe shtėpi: Lagjja e Xhamisė sė Sulltan Mehmedit kishte 108 shtėpi kryefamiljarė myslimanė; Lagjja e Ajas begut - 64 shtėpi; Mahalla Jazixhi Sinanit - 89 shtėpi; Mahalla e Ēarshisė (Jakup beut) -10 shtėpi; Bashkėsia e tė krishterėve nė Prizren - 15 shtėpi, 5 tė veja dhe 1 shtegtar; Mahalla e Pazarit tė Vjetėr- 20 shtėpi, 4 beqarė, 8 tė veja; Mahalla Makriq - 32 shtėpi, 6 beqarė, 4 tė veja, 3 shtėpi shtegtarė; Mahalla Velo Bozhidar - 10 shtėpi; Mahalla Vasili - 21 shtėpi, 12 beqarė dhe 6 tė veja; Mahalla e Andreja Laq Arnautit -15 shtėpi; Mahalla Vuka -13 shėpi, 3 beqarė, 4 shtegtarė dhe 4 tė veja; Mahalla Petri Nikolla - 15 shtėpi, 3 beqarė dhe 6 tė veja; Mahalla Bogaj Ribar - 16 shtėpi, 3 beqarė, 3 shtegtarė, 5 tė veja dhe 2 bazhdar; Mahalla Radomir - 25 shtėpi, 16 beqarė, 11 tė veja, 12 shtėpi shtegtarė dhe 1 e vejė; Mahalla Oliver -11 shtėpi, 1 beqar, 5 tė veja dhe 1 shtegtar; Shtegtarėt e Prizrenit- 22; Mahalla e Ajas Kuka (shtegėtarėt) -12 shtėpi.

    Nė defterin tjetėr tė fundshekullit XVI, pėrkatėsisht tė vitit 1591, haset e mirlivait tė Prizrenit, Prizreni kishte kėto lagje: myslimane - Mahalla "Xhamia e Vjeter (Cami-i atik) 53 shtėpi; Mahalla Lėvisha 50 shtėpi; Mahalla Ajas beu 15 shtėpi; Mahalla "Haxhi Kasėm" 48 shtėpi; Mahalla e Jazixhi Sinanit, emri tjetėr Emin Mehmeti 71 shtėpi; Mahalla "Ēarshia", emri tjetėr "Jakub beu" 18; Mahalla "Kurilla" 31 shtėpi; Mahalla e debaganėve Gekurėpunuesve) 34 shtėpi. Tė krishterėt e vetė Prizrenit: Mahalla 'Pazari i Vjetėr" (Eski Pazar) - 8 shtėpi, 6 bashtina, 2 beqarė, 1 bazhdar; Mahalla "Madhiq", emri tjetėr "Isa Ēelebi" 37 shtėpi, 5 beqarė, 2 bazhdar; Mahalla "Vasil" 27 shtėpi, 4 beqar; Mahalla "Kordha", emri tjetėr "Kurila" 13 shtėpi, 2 beqar, 1 bazhdar; Mahalla "Ēarshia", emri tjeter "Pjetri Nikolla" 14 shtėpi; Mahalla "Bogai Ribar" 11 shtėpi, 4 beqarė, 2 bazhdar; Mahalla "Radmir" 13 shtėpi, 1 beqar; Mahalla Jazexhi Sinanit ose Emin Mehmetit 25 shtėpi, 9 beqarė; Mahalla Pandelija 29 shtėpi, 2 beqarė; Mahalla Prend Vrica (Prid-voriēa) 9 shtėpi, 1 beqar; Mahalla Ajas ose Izkuēan 13 shtėpi, 1 beqar; dhe shtegtarėt (haymanegan) nė mahallėn Pandalja 6 nefer (shtėpi).
    Sipas kėtij regjistrimi tė vitit 999 H. (1590/91), Prizreni ishte qytet mjaft i madh, i cili kishte 320 shtėpi myslimane (nė 8 mėhallė) dhe 252 shtėpi "hane", "mucerred" dhe bashtina tė krishtera (nė 11 mėhallė mė tė vogla). Gjithsej ishin 572 shtepi myslimane dhe tė krishtere
    Archi
    Archi
    Anėtar/e
    Anėtar/e


    Male
    Numri i postimeve : 156
    Age : 45
    Registration date : 26/09/2006

    Vizitoret
    Vizitoret: Vizitoret

    Histori Jeta e Prizrenit fillon me Therandėn e lashtėsisė Empty Foto Nga Prizreni i Lashtė

    Mesazh nga Archi Mon Oct 09, 2006 5:06 pm

    Histori Jeta e Prizrenit fillon me Therandėn e lashtėsisė Prizreni9

    Histori Jeta e Prizrenit fillon me Therandėn e lashtėsisė Prizreni10

    Histori Jeta e Prizrenit fillon me Therandėn e lashtėsisė Prizreni11

    Histori Jeta e Prizrenit fillon me Therandėn e lashtėsisė Prizreni12


    Histori Jeta e Prizrenit fillon me Therandėn e lashtėsisė Prizreni13

    Histori Jeta e Prizrenit fillon me Therandėn e lashtėsisė Prizreni14

    Histori Jeta e Prizrenit fillon me Therandėn e lashtėsisė Prizreni15


    Histori Jeta e Prizrenit fillon me Therandėn e lashtėsisė Prizreni16

    Histori Jeta e Prizrenit fillon me Therandėn e lashtėsisė Prizreni17


    Histori Jeta e Prizrenit fillon me Therandėn e lashtėsisė Prizreni18


    Histori Jeta e Prizrenit fillon me Therandėn e lashtėsisė Prizreni19


    Histori Jeta e Prizrenit fillon me Therandėn e lashtėsisė Prizreni20


    Histori Jeta e Prizrenit fillon me Therandėn e lashtėsisė Prizreni2


    Histori Jeta e Prizrenit fillon me Therandėn e lashtėsisė Prizreni3


    Histori Jeta e Prizrenit fillon me Therandėn e lashtėsisė Prizreni4


    Histori Jeta e Prizrenit fillon me Therandėn e lashtėsisė Prizreni5


    Histori Jeta e Prizrenit fillon me Therandėn e lashtėsisė Prizreni6


    Histori Jeta e Prizrenit fillon me Therandėn e lashtėsisė Prizreni7


    Histori Jeta e Prizrenit fillon me Therandėn e lashtėsisė Prizreni8

      Ora ėshtė Fri Mar 29, 2024 10:32 am