Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Similar topics

Navigacioni

 Portali
 Indeksi
 Anėtarėt               

 Profili

Foto Sondazh

Gallery


HISTORI Rreth Fehmi Lladrovcit Empty

Keywords

RSS feeds


Yahoo! 
MSN 
AOL 
Netvibes 
Bloglines 

    HISTORI Rreth Fehmi Lladrovcit

    Archi
    Archi
    Anėtar/e
    Anėtar/e


    Male
    Numri i postimeve : 156
    Age : 45
    Registration date : 26/09/2006

    Vizitoret
    Vizitoret: Vizitoret

    HISTORI Rreth Fehmi Lladrovcit Empty HISTORI Rreth Fehmi Lladrovcit

    Mesazh nga Archi Sat Sep 30, 2006 9:12 pm

    Rreth Fehmi LLadrovcit



    Fehmi Lladrofci ėshtė njėri prej luftėtarėve qė bashkė me tė HISTORI Rreth Fehmi Lladrovcit F_lladrofcishoqen, Xhevė Krasniqi-Lladrovci, pėrbėjnė ēiftin qė mė se miri e emituan Azem dhe Shotė Galicėn. Ky epitet mė mirė iu shkon kėtyre dy dėshmorėve, tė cilėt me tėrė qenien e tyre iu pėrkushtuan atdheut dhe kombit. Fehmiu, qė rrjedh nga njė familje me traditė patriotike, qė herėt u pėrcaktua pėr rrugėn e lirisė, pavarėsisė dhe bashkimit kombėtar. Shtypja dhe robėria e popullit tė tij u bėnė frymėzim, kurse veprat e patriotėve tanė tė mėdhenj udhėrrėfim pėr rrugėn qė do ta ndjekė mė pastaj.
    Ėshtė njėri prej intelektualėve mė nė zė tė Drenicės, i cili u pėrkushtua nė rrugėn e lirisė, kurse me veprimin e vet u bė shembull pėr brezat se si duhet luftuar e sakrifikuar pėr atdheun. Krahas punės revolucionare, Fehmiu i kushtoi kujdes edhe arsimimit, sepse ishte i vetėdijshėm se pa shkollim nuk mund tė ecej pėrpara. Shkollimin fillor e mbaroi nė vendlindje, kurse tė mesmin nė Prishtinė.
    Burgu dhe torturat nuk e luhatėn nga rruga e lirisė
    Lėvizjet studentore tė vitit 1981 te ky personalitet patėn ndikim tė posaēėm. Pėr shkak tė veprimtarisė atdhetare, organet e sistemit totalitar e burgosėn me burg tė rėndė.


    Edhe burgu i rėndė, por edhe torturat e mėdha qė pėrjetoi nė asnjė ēast nuk e luhatėn nga rruga e lirisė dhe qėllimi pėrfundimtar pėr ēlirimin e atdheut. Ai do tė njihet e do tė kontaktojė me shumė patriotė e atdhetarė tė shquar, tė cilėt po ashtu kishin ideal ēlirimin e atdheut nga kolonialistėt serbė. Njė periudhė kohore Fehmiu qėndroi nė Zagreb, ku mbaroi edhe fakultetin teknik. Pėr shkak tė veprimtarisė sė tij atdhetare, Fehmiu ishte prore i ndjekur nga sitemi totalitar, kurse qėndrimi i tij nė Kosovė nė rrethanat e atėhershme ishte i pamundur.

    Mu pėr kėtė, ai njė kohė e kaloi nė mėrgim, ku pareshtur zhvilloi veprimtarinė atdhetare nė bashkimin e forcave shqiptare qė vepronin nė Perėndim. Pos si intelektual, Fehmiu shpejt do tė bėhet i njohur edhe si politolog, kurse pėr njė periudhė kohore do tė vėhet edhe nė krye tė lėvizjes atdhetare atje.

    Ngjarjet qė pasuan, pas viteve tė nėntėdhjeta, atė e radhisin nė mesin e atdhetarėve qė kishin vendosur me seriozitetin mė tė madh t’i qasen ēėshtjes sė ēlirimit tė atdheut. Ishte njėri prej personaliteteve qė mendonte se Kosova duhej tė ndėrronte strategjinė e veprimit, kurse rezistencėn e armatosur e vlerėsonte si rrugėn e vetme pėr ēlirimin e Kosovės. Ai ishte edhe njohės i mirė i rrethanave ndėrkombėtare, kurse diplomacinė e shihte tė pandashme nga rezistenca e armatosur.


    Fehmiu i kishte fare mirė tė qarta edhe intersat strategjike tė shteteve fqinje dhe ato tė Fuqive tė Mėdha nė raport me Kosovėn, por gjithherė ishte optimist se nėpėrmjet njė kryengritjeje gjithėpopullore Kosova do tė ēlirohej pėrfundimisht nga kolonialistėt serbė. Kur plasi lufta nė Kroaci e Slloveni, Fehmiun do ta gjejmė nė radhėt e popujve kroat e slloven qė pėrpiqeshin tė ēliroheshin nga zgjedha serbe. Fehmiu kishte shpirt tė njeriut, i cili dėshironte tė vegjlit t’i ēlironte nga zgjedha e robėrisė.

    Por, mbi tė gjitha, ai kishte synim pėrgatitjen dhe aftėsimin e shqiptarėve pėr luftė. Me angazhimin e tij, nė Kroaci qe formuar edhe njė grup i shqiptarėve tė armatosur prej 300 deri nė 500 shqiptarė, tė cilėt pasi do t’i pėrgatiste mirė, do t’i kthente nė Kosovė pėr tė filluar rezistencėn e armatosur. Meqenėse nė Kosovė, nėn drejtimin e komandantit legjendar Adem Jashari, mė 1991 kishte filluar rezistenca e armatosur, pėr tė mos pushuar deri nė largimin definitiv tė forcave serbe nga Kosova, Fehmi Lladrofci pandėrprerė ishte nė kontakt me Adem Jasharin, dhe nė ēdo mėnyrė e ndihmonte rezistencėn e tij qė bėnte nė Kosovė.

    Komandanti i brigadės 314 tė TMK-sė ”Fehmi Lladrofci” nė Kastriot nga kujtimet e tij pėr figurėn madhėshtore tė Fehmi Lladrovcit, pohon se gjatė periudhės kur UĒK-ja vepronte nė ilegalitet, Adem Jashari pothuajse gjithherė ndodhej nė kontakte me Fehmi Lladrofcin, i cili asokohe gjendej nė mėrgim, por i interesuar me tėrė qenien e vet pėr vendlindjen dhe Kosovėn. Kontaktet e tij me komandantin legjendar Adem Jashari ishin evidente, por pėrbėnin edhe enigmėn qė ishte e arsyeshme gjatė veprimeve nė ilegalitet. Ishin kėto vitet 1993-1994, kur praktikisht UĒK-ja mori fizionominė e njė organizmi tė armatosur. Meqenėse kishte njė interesim tė jashtėzakonshėm pėr tė ndihmuar e fuqizuar rezistencėn e armatosur, Fehmi Lladrofci, qė ishte i pandashėm nga bashkėshortja e tij Xheva, po ashtu dėshmore, nė vitin 1996 mėsyn tokėn e Kosovės nėpėrmjet Shqipėrisė.

    Nė pėrpjekjen e tij tė vitit 1996 pėr tė hyrė nė Kosovė bashkė me njė grup shokėsh, kujton Zejnullah Prokshi, Fehmiu plagoset nė kufi. Atė ditė bie edhe Luan Hajredinaj, i cili ndodhej nė grupin e Fehmiut, qė pėrpiqeshin tė hynin nė Kosovė.

    Ngjarjet dhe dinamika e tyre qė pasuan nė Kosovė atė e radhisin nė mesin e pjesėtarėve tė UĒK-sė. Ishin ngjarjet e fuqishme qė ndodhen nė Drenicė dhe Kosovė ato qė i krijuan mundėsi qė ai me tėrė qenien e tij tė radhitet ne mesin e luftėtarėve tė rinj, tė cilėt me vendosmėrin e tyre ishin pėrcaktuar nė drejtim tė ēlirimit tė Kosovės. Pasi kishte bėrė shumė punė tė rėndėsishme nė organizimin dhe mobilizimin e mėrgimtarėve, la kolltuqet e Perėndimit dhe u nis nė Drenicėn dhe Kosovėn e tij tė dashur. Meqė kishte pėrballuar me sukses rreziqet nė zonėn kufitare ndėrmjet Shqipėrisė dhe Kosovės, Fehmi Lladrofci i shoqėruar me bashkėshorten e tij Xhevėn arrin nė Drenicė. Nė fillim vendoset nė fshatin Aēarevė, kurse mė pastaj nė Likoc dhe fshatrat pėrreth. Aty ku kėrciste pushka, ishte e pamundur tė mos ndodhej Fehmi Lladrofci.



    Pas rėnies sė komandanti tė UĒK-sė Adem Jashari, Fehmiu do tė merret me organizimin e UĒK-sė nė zonėn qė pėrfshinte pjesėn lindore tė Drenicės, qė nėnkuptonte bjeshkėn e Qyqavicės dhe fshatrat pėrreth, ku edhe mori pėrgjegjėsinė pėr tė drejtuar ushtrinė nė njė zonė mjaft tė gjėrė. Ishte karakteristike se aty ku paraqitej Fehmiu, pas i shkonin shumė vullnetarė, tė cilėt dėshironin nė ēdo mėnyrė tė radhiteshin nė radhėt e UĒK-sė. Bile, interesimi ishte aq i madh, sa pakkush kishte paramenduar. Kjo e gėzonte pa masė Fehmiun, i cili me metodat e tij dinte tė ofronte dhe tė frymėzonte njerėzit, bashkatdhetarėt dhe bashkėvendasit pėr betejat qė do tė pasonin nė pėrpjekjet pėr ēlirimin e Kosovės.


    HISTORI Rreth Fehmi Lladrovcit 000fehmiegjevnlladrofciwww1-01

      Ora ėshtė Fri Mar 29, 2024 9:18 am