Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Navigacioni

 Portali
 Indeksi
 Anėtarėt               

 Profili

Foto Sondazh

Gallery


HISTORI Lidhja e Prizrenit Empty

Keywords

RSS feeds


Yahoo! 
MSN 
AOL 
Netvibes 
Bloglines 

    HISTORI Lidhja e Prizrenit

    Archi
    Archi
    Anėtar/e
    Anėtar/e


    Male
    Numri i postimeve : 156
    Age : 45
    Registration date : 26/09/2006

    Vizitoret
    Vizitoret: Vizitoret

    HISTORI Lidhja e Prizrenit Empty HISTORI Lidhja e Prizrenit

    Mesazh nga Archi Sun Oct 01, 2006 5:35 am

    Lidhje e Prizerenit







    VEPRIMTARIA DIPLOMATIKE E DELEGACIONIT TĖ LIDHJES SHQIPTARE NĖ PRANVERĖN E VITIT 1879






    HISTORI Lidhja e Prizrenit Lidhja%20e%20prizerenit

    Lidhja Shqiptare e Prizrenit, krahas organizimit tė veprimeve me armė nė dorė pėrdori nė shkallė tė gjerė edhe veprimet diplomatike. Njė vend tė rėndėsishėm nė kėtė drejtim zė veprimtaria diplomatike qė zhvilloi delegacioni i Lidhjes Shqiptare nėpėr kryeqytetet e fuqive pjesėmarrėse tė Kongresit tė Berlinit, nė muajt prill—qershor tė vitit 1879.
    Pėr shkak tė qėndresės sė vendosur dhe tė organizuar tė popullit shqiptar, deri nė praverėn e vitit 1879, nuk kishte qenė e mundur tė zbatoheshin vendimet e Kongresit tė Berlinit. Sido-mos i mprehtė ishte bėrė protalemi nė Jug, nė lidhje me pėrcaktimin e vijės sė re kufitare greko-turke qė kishte rekomanduar Kongresi. Lidhja Shqiptare ishte shqetėsuar thellėsisht nga fakti se qarqet shoviniste greke, nuk i fshihnin synimet ekspansioniste mbi gjithė vilajetan e Janinės, nė tė cilėn popullsia shqiptare pėrbėnte pjesėn mė tė madhe dhe mė kompakte tė banorėve tė saj. „...nė sferat qeveritare (greke), raportonte ministri austriak nė Athinė, Konti Dubski, ushqehet dėshira pėr t'i dhėnė njė shtrirje sa mė tė madhe"1 vijės kufitare tė rekomanduar. Aneksimi i Shqipėrisė sė Jugut shihej si njė „garanci e sigurt pėr tė ardhmen (e helenizmit)".

    Pėrballė kėtij rreziku edhe nė Jug, ashtu si nė krahinat e tjera tė Shqipėrisė, nėn udhėheqjen e Lidhjes, po zhvillohej njė veprimtari e fuqishme edhe e gjithanshme pėr tė kundėrshtuar me armė shovinistėt grekė, bile edhe vetė Portėn, nė rast se ajo do tė bėnte qoftė edhe njė lėshim tė vogėl lidhur me territoret shqiptare. Nė protestat, thirrjet, memorandumet qė iu drejtuan Fuqive tė Mėdha dhe Portės sė Lartė, shprehej vendosmėria e paepur e mbarė popullit shqiptarė pėr tė bėrė ēdo sakrificė dhe pėr tė mbrojtur deri nė vdekje kombėsinė dhe trevat e tij jugore.
    Duke vlerėsuar situatėn e krijuar, konsulli francez nė Selanik raportonte se „ ... shqiptarėt janė shumė tė acaruar dhe i shpallin me krenari qėllimet e tyre pėr tė kundėrshtuar ēdo lloj aneksimi" dhe se „ Greqisėdo t’i duhet tė pėrballojė njė rezistencė shumė serioze nė qoftė se ngul kėmbė nė pretendimet e sotme".2 Porta e Lartė, e interesuar pėr tė ruajtur tė pa prekura territoret e Perandorisė, megjithėse hyri nė bisedime me Greqinė, nuk donte tė merreshin si pikėnisje linjat e rekomanduara nė protokollin e 13-tė tė Kongresit tė Berlinit. Vendimet e Kongresit ajo nuk i quante tė detyrueshme dhe vijėn Kalamas—Selemvria, tė rekomanduar prej tij, e konsideronte tė papranueshme. Por, e paaftė pėr t'i bėrė ballė presionit tė Fuqive dhe pėr t'iu kundėrvėnė atyre, pėrpiqej tė pėrdorte si argument qėndresėn e fuqishme tė shqiptarėve. Ndėrsa qeveria greke ngulte kėmbė nė zbatimin e linjės sė rekomanduar.
    Nė kėto kushte bisedimet e komisionit greko-turk qė u zhvilluan nė Prevezė nė muajt shkurt—mars, e qė u zvaritėn ditė tė tėra, nuk mund tė jepnin e nuk dhanė asnjė rezultat.
    Qarqet sunduese greke tė ndodhura pėrballė qėndresės sė vendosur tė Lidhjes Shqiptare dhe tė pakėnaqura nga rezultati i bisedimeve kėrkuan ndėrmjetėsimin e Fuqive nėnshkruese tė Traktatit me qėllim qė tė siguronin pėrkrahjen e tyre pėr aneksimin e tokave qė aspironin.
    Nė gjendjen e krijuar Lidhja ndėrmori hapa tė rinj dhe zhvilloi njė veprimtari diplomatike intensive pėr tė ndikuar aktivisht nė favor tė ēėshtjes shqiptare pranė Fuqive tė Mėdha, dhe pėr tė krijuar njė opinion publik botėror, i cili ishte mjaft i dezinformuar nga armiqtė e Shqipėrisė.

    Nė mars tė 1879-ės, mbledhja e Komitetit tė Lidhjes i Prevezės vendosi tė dėrgonte njė delegacion nė Evropė, pėr tė mbrojtur tė drejtat dhe interesat e kombit shqiptar. I kryesuar nga udhėheqėsi i Lidhjes Shqiptare dhe diplomati i shquar Abdyl Frashėri, delegacioni nė muajt prill—qershor 1879 vizitoi krye-qytetet e pesė Fuqive tė Mėdha, nėnshkruese tė Traktatit tė Berlinit (Romėn, Parisin, Londrėn, Berlinin e Vjenėn) si edhe Stambollin. Si pėrfaqėsues i mbarė popullit shqiptar, ai mbrojti me guxim dhe vendosmėri pranė kabineteve evropiane tė drejtat legjitime tė shqiptarėve, tėrėsinė territoriale e paprekshmėrinė e Shqipėrisė dhe u deklaroi atyre se tė gjithė shqiptarėt, tė bashkuar si njė trup i vetėm do tė luftonin nė rast se Evropa do tė lejonte aneksimin e njė pjese tė vendit tė tyre nga ana e Greqisė, edhe sikur vetė Porta tė detyrohej ta pranonte kėtė aneksim.3
    Anėtarėt e delegacionit, megjithėse kishin marrė pėrsipėr njė detyrė „shumė tė guximshme nga tė gjitha pikėpamjet", e kishin pėr nder dhe ishin tė vendosur qė ta pėrmbushin misionin e diplomatėve tė parė tė kombit shqiptar pa u dekurajuar. „Ne do tė trokasim nė tė gjitha dyert, pa humbur zemėr"4 — deklaronte Abdyl Frashėri.
    Nisja e delegacionit ndeshi qysh nė fillim, nė Prevezė, nė qėndrimin negativ tė zėvendės konsullit tė Francės si dhe tė konsullit austro-hungarez, tė cilit iu duk si „arrogancė" dhe „e habitshme"5 qė Lidhja po niste njė delegacion pėr tė mbrojtur tė drejtat e kombit shqiptar.
    Aksioni diplomatik i Lidhjes Shqiptare shkaktoi gjithashtu shqetėsim nė qarqet qeveritare tė Athinės dhe nė Portėn e Lartė. Tė dy palėt reaguan dhe u pėrpoqėn pėr ta penguar veprimtarinė e delegacionit shqiptar.
    Me insistimin e madh tė Athinės, u nis njė delegacion „epirotas" nė po ato kryeqytete, si kundėrpeshė pėr tė luftuar pėrēapjet e misionit shqiptar dhe pėr tė neutralizuar efektin qė mund tė bėnte ai nė Evropė.
    Po kėshtu, Porta e Lartė, e vendosur nė politikėn e saj antishqiptare, pėr tė ruajtur tė paprekur sundimin e vet mbi Shqipėrinė dhe popullin shqiptar nuk mund tė pranonte qė ky tė pėr-faqėsohej nga dikush tjetėr pėrveē asaj, dhe aq mė tepėr qė shqiptarėt tė vepronin nė mėnyrė tė pavarur nė arenėn ndėrkombėtare. Prandaj pėrpjekjet e delegacionit ajo i konsideronte si veprime „tė pahijshme" dhe tė „paarsyeshme". Nė telegramet qė ministri i Punėve tė Jashtme tė Perandorisė Osmane u drejtonte ambasadorėve tė vet nė Romė, Paris, Berlin, Vjenė, i porosiste tė vepronin nė mėnyrė tė tillė qė pėrfaqėsuesit shqiptarė „tė heqin dorė nga misioni qė kishin marrė pėrsipėr".6
    Pėrpjekjet e Portės sė Lartė pėr tė penguar veprimtarinė diplomatike tė Lidhjes nė arenėn ndėrkombėtare, janė njė aspekt tjetėr qė hedh poshtė pikėpamjet e asaj historiografie qė e paraqet Lidhjen Shqiptare si pjellė tė Portės dhe nismat e saj si tė nxitura e tė organizuara nga ajo.
    Me gjithė kėto pengesa, delegacioni shqiptar nuk u tėrhoq nga rruga e nisur, i ndėrgjegjshėm se vetėm ai kishte tė drejtėn dhe ishte nė gjendje tė mbronte interesat mė jetike tė popullit shqiptar. „Porta e Lartė flet si qeveri e cila ėshtė e lidhur gjer nė njė farė mase me Traktatin e Berlinit" — deklaronte Abdyl Frashėri, ndėrsa ne „kemi ardhur nė perėndim me qėllim qė tė parashtrojmė gojarisht vendimin e njė populli tė tėrė... e t'i japim tė kuptojė Evropės se preferojmė tė vdesim tė gjithė me armė nė dorė duke luftuar kundėr atyre qė duan tė pushtojnė vendin tonė".7 Kjo ishte pėrgjigjja qė pėrfaqėsuesit shqiptarė i dhanė Portės sė Lartė.
    Misionin e vet delegacioni e zhvilloi nėpėrmjet memorandumit me shkrim qė iu dorėzoi kabineteve tė Fuqive tė Mėdha dhe Portės sė Lartė, si edhe me anė tė parashtrimit gojarisht tė kėrkesave shqiptare nė takimet me personalitete tė larta zyrtare tė tyre. Nė kėtė memorandum, ngrihej zėri i protestės ndaj vendimeve tė padrejta tė Kongresit tė Berlinit, i cili kishte mohuar dhe cėnuar rėndė tė drejtat e kombit shqiptar.
    Nė tė shpreheshin qartė nė emėr tė popullit shqiptar kėrkesat themelore tė lėvizjes: ruajtja e tėrėsisė tokėsore dhe njohja e kombit shqiptar, si njė komb qė kishte luftuar pėr tė ruajtur atdheun e vet, kombėsinė e vet, gjuhėn dhe zakonet. „Njė komb kaq trim dhe kaq i lidhur me truallin e tij, thuhej nė memorandum, — nuk duhet lejuar, tė sakrifikohet... pa asnjė arsye tė ligjshme".8 Duke kėrkuar nga Fuqitė e Mėdha qė tė hiqnin dorė nga vendimet e padrejta tė Kongresit tė Berlinit, nė memorandum shprehej vendosmėria e paepur e tė gjithė popullit shqiptar pėr tė mbrojtur me gjak atdheun dhe kombėsinė pėrballė rreziqeve qė i kėcėnonin.
    Nė fillim delegacioni i Lidhjes Shqiptare shkoi nė Romė, ku u takua me kryeministrin si dhe me personalitete tė tjera politike.Kėrkesat shqiptare gjetėn njė farė pėrkrahje nė qarqet qeve-ritare italiane. Vetė kryeministri u pohoi atyre se pretendimet e padrejta tė Greqisė (mbi Epirin) nuk do tė merreshin parasysh.9 Ky pohim fliste pėr njė kthesė nė politikėn italiane ndaj ēėshtjes sė kufirit greko-turk, nė krahasim me qėndrimin e mbajtur nė Kongresin e Berlinit, ku Italia jo vetėm kishte treguar „simptoma aq tė ngrohta pėr Greqinė", por pėr mė tepėr ishte bashkuar me Francėn nė pėrkrahje tė rivendikimeve greke. Tani ajo sugjeronte qė mbretėria greke tė dėmshpėrblehej nė Tesali. Kjo kthesė padyshim nuk buronte nga „dėshira e mirė" pėr tė njohur luftėn e popullit shqiptar pėr tė drejtat e tij kombėtare, por kishte tė bėnte kryesisht me interesat e Italisė nė Shqipėri.
    Nga informatat qė kishte marrė qeveria italiane ishte bindur se realizimi i pretendimeve greke do tė ndeshte nė njė rezistencė shumė tė ashpėr nga ana e shqiptarėve, gjė qė do tė ēonte padyshim „nė komplikacione tė rėnda", duke krijuar njė gjendje shqetėsuese pėr atė. Prandaj ajo ishte e interesuar, qė tė mos krijohej „njė situatė (e tillė) nga e cila, Austria", rivalja e saj kryesore nė Ballkanin Perėndimor, „do tė pėrfitonte dhe me pretekstin e rivendosjes sė qetėsisė do tė okuponte edhe Shqipėrinė".10
    Italia, duke e konsideruar shkatėrrimin e Perandorisė Osmane vetėm si ēėshtje kohe, jo vetėm pėrpiqej tė evitonte vendosjen definitive tė Austrisė nė bregdetin pėr karshi, por pėr tė realizuar nė tė ardhmen synimet e saj preferonte qė Epiri mė mirė tė mbetej nėn Perandorinė, se sa tė bashkohej dhe tė asimilohej nga njė shtet tjetėr
    Archi
    Archi
    Anėtar/e
    Anėtar/e


    Male
    Numri i postimeve : 156
    Age : 45
    Registration date : 26/09/2006

    Vizitoret
    Vizitoret: Vizitoret

    HISTORI Lidhja e Prizrenit Empty HISTORI Lidhja e Prizrenit - vazhdim

    Mesazh nga Archi Sun Oct 01, 2006 5:37 am

    Megjithatė, Italia duke mos qenė nė gjendje tė luante njė rol mė vete, dhe nga frika se mund tė izolohej krejt nė „koncertin evropian", nuk mori asnjė angazhim zyrtar ndaj delegacionit. Ajo e pėrcolli atė me fraza tė pėrgjithshme se protestat e tij do tė merreshin nė konsideratė, se ishte duke u biseduar ēėshtja e ndėrmjetėsimit tė fuqive, prandaj shqiptarėt nuk duhej t'u shkaktonin vėshtirėsi Fuqive tė Mėdha.11
    Ndryshe nga ē'ndodhi me qarqet qeveritare, kėrkesat e drejta tė delegacionit tėrhoqėn vėmendjen e rretheve demokratike si dhe tė shtypit pėrparimtar italian, tė cilat ngritėn zėrin nė mbrojtje tė tė drejtave tė kombit shqiptar dhe i bėnė thirrje qeverisė italiane qė tė mos bashkėpunonte pėr tė shtypur njė kombėsi nė interes tė njė tjetre.
    Nga fundi i prillit delegacioni u drejtua pėr nė Paris. Pėr pėrfaqėsuesit e Lidhjes Shqiptare ishte e qartė se ato do ta kishin shumė mė tė vėshtirė realizimin e misionit tė tyre nė Francė.

    Nė Kongresin e Berlinit ishte pikėrisht pėrfaqėsuesi francez Vadingtoni qė, nė pėrkrahje tė pretendimeve greke, kishte rekomanduar vijėn e lumenjve Kalamas—Selemvria si bazė pėr rregullimin e kufirit greko-turk. Edhe mė pas, Franca nguli kėmbė pranė Fuqive tė Mėdha pėr tė vėnė nė veprim protokollin e 13-tė tė Kongresit, e pėr ta detyruar Portėn qė tė hynte nė bisedime me komisionin grek. Pasi bisedimet e komisionit nė Prevezė nuk dhanė rezultat, ajo jo vetėm shprehu gadishmėrinė e plotė, por edhe shpresėn se kėrkesa e Athinės pėr ndėrmjetėsimin e fuqive nė favor tė saj, do tė pritej me dashamirėsi.12
    Megjithėkėtė delegacioni kishte iluzionin se argumentet e tij tė drejta, tė mbėshtetura me qėndresėn e organizuar tė popullit shqiptar, do tė ndikonin pėr njė ndryshim nė qėndrimin e Francės, e cila, ndonėse ishte pėrkrahėse e pretendimeve greke ashtu si dhe Fuqitė e tjera, nuk ishte e interesuar pėr prishjen e statuskuosė nė Ballkan.
    Nė takimin qė patėn me ministrin e Jashtėm Francez, Vadingtonin, pėrfaqėsuesit e Lidhjes Shqiptare i deklaruan atij se protokollet e Kongresit tė Berlinit lidhur me kufirin jugor kishin sjellė shqetėsime nė tė gjithė Shqipėrinė, dhe, pasi kundėrshtuan bindjen e Vadingtonit se cedimet nė favor tė mbretėrisė greke nuk do tė shkaktonin kundėrshtim nga ana e popullsisė, ata shprehėn vedosmėrinė e popullit shqiptar pėr t'i dalė zot vendit tė tyre „nė rast se nuk do tė merreshin parasysh protestat dhe nuk do tė njiheshin tė drejtat e tij".13
    Pėrgjigjja zyrtare qė Vadingtoni i dha delegacionit tregonte se kabineti francez njihte Portėn e Lartė si tė vetmin autoritet me tė cilėn mund tė bisedohej pėr kėtė problem dhe, e pėrcolli atė te Konferenca e Stambollit me „premtimin" se „do t'i jepte udhėzime ambasadorit tė tij nė Stamboll qė tė mos u bėhej ndonjė padrejtėsi tė dyja palėve".14
    Shprehje akoma mė e hapur e kėtij qėndrimi ishte paraqitja e shtrembėruar e problemit shqiptar nė gazetėn zyrtare „Republica Franceze" e cila e konsideronte kombėsinė shqiptare „vetėm njė endėrr tė disa kokėkrisurve".15
    Duke iu pėrgjigjur kėsaj gazete dhe indirekt edhe qarqeve qeveritare franceze nė artikullin e botuar nė „Monitėr Universel", nė maj 1879, Abdyl Frashėri shkruante: „Franca qan gjithmonė humbjen e krahinave tė saj. Banorėt e Alsasė dhe Lorenės rėnkojnė kur kujtojnė privimin e kombėsisė sė tyre. Pėrse njė gazetė franceze i gjen qesharakė shqiptarėt, tė cilėt pėrpiqen tė evitojnė rrezikun e njė fatkeqėsie tė tillė"?16
    Nė maj tė 1879-ės, delegacioni shqiptar vizitoi kryeqytetin e Anglisė, Gjermanisė dhe tė Austro-Hungarisė. Kėto fuqi, ishin mbrojtėse mė tė vendosura tė parimit tė ruajtjes sė Perandorisė Osmane, parim qė u shėrbente atyre pėr tė ndaluar depėrtimin e mėtejshėm tė Rusisė dhe influencės sė saj nė Ballkan dhe pėr tė vazhduar vetė grabitjen e Turqisė. Rrjedhimisht ato ishin kundėr ēdo lėvizjeje ēlirimtare qė mund ta prishte statuskuonė e me tė edhe Perandorinė. Si pasojė edhe qėndrimi i tyre ndaj pėrfaqėsuesve tė Lidhjes Shqiptare ishte pothuajse i njėjtė dhe negativ. Kabineti anglez, i interesuar pėr tė evituar „trazimet e kom-plikimet" e paparashikuara dhe tė padėshirueshme pėr tė nė Ballkan, si dhe pėr tė qenė „korrekt" me zotimet e fshehta qė kishte marrė ndaj Portės nė ēastin e marrjes sė ishullit tė Qipros, ishte bėrė, sipas shprehjes sė njė gazete tė kohės „garancia mė e sigurtė"17 pėr Turqinė.
    I trembur nga njė kryengritje shqiptare, kabineti anglez mendonte se mbretėrisė greke i duheshin dhėnė ato territore qė mund ta forconin atė, por jo ato qė ajo nuk mund t'i nėnshtronte e t'i sundonte nė rrugė paqėsore. Prandaj ai pėrdori tėrė ndikimin e vet qė mbretėria greke tė hiqte dorė nga pretendimet mbi Janinėn dhe mbi territoret e Shqipėrisė Jugore, tė cilat ajo nuk mund t'i merrte dot pa luftė. Nga ana tjetėr Anglia nuk ishte e interesuar aspak qė tė pėrkrahte qoftė edhe moralisht ēėshtjen shqiptare. Ishin kėto arsyet qė nėn maskėn e ruajtjes sė statu-kuosė, „tė paqes dhe tė drejtėsisė", nuk u prit zyrtarisht dele gacioni shqiptar. Lord Salisbėri mė nė fund „denjoi" ta priste delegacionin shqiptar, jo nė Forejn Ofis, por nė shtėpinė e tij. Pasi pėrfaqėsuesit shqiptarė i parashtruan dėshirat e kombit tė tyre dhe i dorzuan memorandumin, ai u mundua „t'i qetėsonte" ata duke u deklaruar se pėr kėtė ēėshtje do t'i jepte udhėzime ambasadorit tė tij nė Stamboll, dhe se shpresonte se nuk do t'i jepej (Greqisė) ndonjė gjė nga Epiri.18 Pra Anglia i pėrcolli emisarėt shqiptarė pa marrė pėrsipėr asnjė angazhim nė pėrkrahje tė tė drejtave tė popullit shqiptar.
    Akoma mė i keq qe qėndrimi qė mbajtėn ndaj delegacionit Gjermania dhe Austro-Hungaria, tė cilat nuk denjuan as ta prisnin fare atė.
    Kabineti i Berlinit, vazhdonte tė ishte pėr „inkurajimin e perspektivave" tė zmadhimit tė mbretėrisė helene edhe nė kurriz tė tokave shqiptare, pėr ta pėrdorur atė si kundėrpeshė ndaj pan-sllavizmit, kėtij rreziku serioz" pėr Evropėn Lindore. Me kėtė shpjegohet edhe fakti qė qarqet qeveritare gjermane nuk pranuan tė zhvillonin kurrfarė bisedimesh me pėrfaqėsuesit nga Shqipėria, e cila sipas Bismarkut nuk ishte veēse njė „shprehje gjeografike". Siē shprehej sekretari i shtetit Bulov, ndaj delegacionit shqiptar do tė mbahej njė qėndrim mjaft mospėrfillės.
    Kabineti i justifikoi qėndrimin e vet duke deklaruar se „nuk ishte i interesuar drejtpėrdrejtė nė punėt qė i pėrkisnin Lindjes" (gjė qė nuk ishte aspak e vėrtetė) dhe se meqė „nuk kishte pra-nuar gjer tashti asnjė pėrfaqėsues qė kishte ardhur nga (vendet) e Lindjes",19 nuk mund tė priste as delegacionin shqiptar. Pėrsa i pėrket memorandumit qė iu dorėzua, Bulovi nuk ngurroi ta cilėsojė me cinizėm si „aspak interesant" dhe se „nė ēdo radhė" tė kėtij ai shihte „vulėn e njė ekzagjerimi tendencioz".20
    I njejti qėndrim iu rezervua delegacionit edhe nė kryeqytetin e Perandorisė Habsburge nė Vjenė. Austro-Hungaria, e interesuar jo vetėm pėr ruajtjen statuskuosė por njėkohėsisht edhe si njė fuqi me synime tė drejtpėrdrejta nė Ballkan, aspironte tė shtrihej nė pjesėn Perėndimore tė tij, duke pėrfshirė edhe tokat shqiptare deri nė Vlorė. Si rrjedhim ajo e orientonte politikėn e vet kundėr lėvizjes shqiptare.
    Nė kėto kushte kancelari i Rajhut dhe Kont Andrashi, ashtu sikurse kabineti i Berlinit, nuk i pritėn pėrfaqėsuesit e Lidhjes Shqiptare nėn pretekstin se nuk ishin pranuar as pėrfaqėsuesit e Rumelisė Lindore.21
    Ky qėndrim i kabineteve tė Berlinit dhe tė Vjenės ndaj emisarėve shqiptarė, qė nuk ndryshonte nė thelb nga ai i kabineteve tė tjera dėshmonte se qarqet zyrtare tė Fuqive tė Mėdha vazhdonte me konsekuencė politikėn e mosnjohjes sė popullit shqiptar si komb mė vehte,duke i konsideruar thjesht si shtetas tė Perandorisė Osmane.
    Lidhja Shqiptare nuk u tėrhoq pėrballė kėtij qėndrimi armiqėsor e mospėrfillės tė Fuqive tė Mėdha ndaj interesave tė popullt shqiptar.Ajo iu pėrgjegj kėsaj mospėrfilljeje duke luftuar me armė nė dorė pėr tė mbrojtur tė drejtat e kombit shqiptar.
    ----------------
    1 Hans-Hof-und Staatsarchiv, Politisches Archiv (mė tej do tė citohet HHStA PA) Raport i ministrit austro-hun^arez nė Athinė dėrguar Minis-trisė sė Punėve tė Jashtme nė Vjenė, mė 26 !:orrik 1878.
    2 Archives du Ministere des affaires Etrangėres, Correspondence polir tique et consulaire (mė tej do tė citohet AMAE) Raporti i konsullit fran-cez nė Selanik dėrguar mė 12 shkurt 1879 ministrit tė Punėve tė Jashtme Vadingtonit nė Paris.
    3 Lidhja Shqiptare e Prizrenit nė dokumentet osmane 1878—1881. Pėr-gatitur nga Kristaq Prifti. Tiranė 1978, dok. 12 fq. 31.
    4 AMAE, Raport i z/konsullit tė Francės nė Janinė, dėrguar ministrit tė Punėve tė Jashtme, Vadingtonit nė Paris mė 26 mars 1879.
    5 HHStA, PA, Raport i konsullit austro-hungarez nė Janinė dėrguar baronit von S c h w e g e 1, mė 30 mars 1879.
    6 Lidhja Shqiptare e Prizrenit..., dok. 13, fq. 32, dok. 23, fq. 42.
    7 Pa aty, dok. 15, fq. 33.
    8 Akte tė Rilindjes Kombėtare Shqiptare (1878—1912) Pėrgatitur nea Stefanaq Pollo dhe Selami Pulaha, Tiranė 1978, fq. 86.
    9 Basvelaket Arsivi. Jildiz esas evraki kisin nr. 14, evrak no-88/7 zarf nr. 88, karton nr. 12 (mė tej do tė citohet BVA).
    10 Po aty.
    12 PAV?%' T^tėr e Vadingtonit, kr-'eministėr dhe ministėr i Pit nėve tė Shtm^tfFrancės, dėrfuar Tiso, ministrit tė Francės ne Athme
    mė ^ffldlfaShqivtare e Prizrenit..., dok. 17, fq. 35.
    14 BVA dok. i cituar.
    15 Arkivi Qendror Historik i RPSSH, Fondi i D e R a d ė s. Dosja 54/1 dok. 267—268.
    16 Shih — A. B u d a, Shqiptarėt pėrballė krizės lindore, nė rev. „Studime Historike", 1978, nr. 1.
    17 AMAE, Raport i tė ngarkuarit tė pėrkohshėm te Francės nė Athinė, dėrguar ministrit tė Punėvs tė Jashtme Vadingtomt, mė 25 qer-shor 1879.
    18 BVA. Dok. i cituar.
    19 Po aiy.
    20 Politisches Archiv des Auswartingen Amtes. Njoftlm i sekretarit tė shtetit Bulov, drejtuar madhėrisė sė tij Perandorit dhe mbretit, Berlin, 23 maj 1879.
    31 BVA, Dok. i ci .uar.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė Fri Apr 19, 2024 9:12 am