Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Navigacioni

 Portali
 Indeksi
 Anėtarėt               

 Profili

Foto Sondazh

Gallery


Ngritja e Flamurit Shqiptar ne Boston Empty

Keywords

RSS feeds


Yahoo! 
MSN 
AOL 
Netvibes 
Bloglines 

    Ngritja e Flamurit Shqiptar ne Boston

    Archi
    Archi
    Anėtar/e
    Anėtar/e


    Male
    Numri i postimeve : 156
    Age : 45
    Registration date : 26/09/2006

    Vizitoret
    Vizitoret: Vizitoret

    Ngritja e Flamurit Shqiptar ne Boston Empty Ngritja e Flamurit Shqiptar ne Boston

    Mesazh nga Archi Sun Oct 08, 2006 10:50 pm

    Me rastin e 92 vjetorit te Panvaresise se Shqiperise, Keshilli Shqiptaro-Amerikan, Organizata Kombetare Shqiptaro-Amerikane dhe Shoqeria Per Te Drejtat e Njeriut Ēameria, me lejen e organeve kompetente prane Bashkise se Qytetit Boston, organizuan ceremonine e ngritjes se flamurit shqiptar perkrah atij amerikan.









    Ngritja e Flamurit Shqiptar ne Boston Grupi_Organizator
    Grupi Organizator: Vera Gjata, Stefan Koci, Albana Orgocka

    Takimi I planifikuar per ne oren 12 te paradites, kishte mbledhur perpara sheshit te Bashkise se qytetit qindra shqiptare te cilet prisnin me kersheri dhe interes se si do te organizohej per here te pare ngritja e flamurit shqiptar ne Amerike. Takimin e hapi z.Stefan Koci, Kryetar I Keshillit Shqiptaro-Amerikan per Degen e Massachusetts I cili falenderoi Bashkine e qytetit, kryetarin Thomas Menino , Guvernatorin Mit Romney te cilet nga institucionet respective kishin leshuar nga nje certificate per njohjen e kesaj dite si dita e shqiptareve. Me pas e mori fjalen zj. Vera Gjata, organizatore dhe drejtuese e aktivitetit e cila pasi falenderoi te pranishmit qe ndihmuan dhe iu bashkuan nismes se tre organizatave qe veprojne ne MA, pershendeti ne emer te Shoqerise Cameria qe ajo perfaqeson.

    Ngritja e Flamurit Shqiptar ne Boston Flamuri_04_1
    Fjala e shkruar e governatorit

    Me pas perfaqesuesi I Bashkise z. James Colimon, pergjegjes I zyres per marrdheniet me publikun, lexon proklamaten leshuar nga Bashkia dhe kryetari I saj me kere rast dhe me pas bejne ngritjen simbolike te flamurit amerikan. Ndersa ngritja e flamurit shqiptar u ekzekutua nga studenti Odise Cenaj, te cilit ne menyre te padrejte , edhe pse ishte studenti me I mire i vitit per dy vjet dhe sipas tradites dhe rregullave te shtetit grek duhet te ngrinte flamurin ne ceremonine e graduimit, iu mohua kjo e drejte vetem per faktin se ishte shqiptar, me vendim te klases, shkolles, familjeve dhe deri me nderhyrjen e vete presidentit grek qe e ben kete akt edhe me banal dhe te ulet. Ketij djaloshi te shgenjyer dy here nga manovrat e njohura te grekerve komuniteti I Mass I dha mundesine te ngreje flamurin e tij ne mes te Amerikes.

    Nga turma shikoje fytyra te perlotura dhe njerez qe buzeqeshnin me krenari dhe me siguri me vete thoshin" Me se fundi kemi mundesi te shohim dhe ne flamurin tone te valevitet ketu ne Amerike"



    Ngritja e Flamurit Shqiptar ne Boston Flamuri_04_2
    Para fillimit te aktivitetit

    Ngritja e Flamurit Shqiptar ne Boston Flamuri_04_3

    Vera Gjata drejton aktivitetin dhe lexon pershendetjen drejtuar te pranishmeve nga Shoqeria Per Te Drejtat e Njeriut Ēameria

    Ngritja e Flamurit Shqiptar ne Boston Flamuri_04_4

    Aktori I mirenjohur shkodran Jul Nenshati kishte pergatitur pjese nga poema "Skanderbeg" e Longfellow i cili shtoi emocionet ne publik.


    Ngritja e Flamurit Shqiptar ne Boston Flamuri_04_5
    Jul Nenshati gjate recitimit te poemes "Skenderbeu" te Longfellow

    Hiresia e tij Bishop Nikon pershendeti dhe bekoi takimin. At Arthur Liolin midis tjerash, pasi pergezoi inisitiven e grupit organizues, permendi vargjet e Nolit te madh i shoqeruar njezeri nga turma "Ti moj nene mos ke frike se i ke djemte ne Amerike".


    Ngritja e Flamurit Shqiptar ne Boston Flamuri_04_6

    Hiresia e tijvBishop Nikon dhe At Arthur Liolin te pranishem ne aktivitet

    Ne emer te KKSH-se pershendeti z.Stefan Koci.

    Per AANO-ne pershendeti Albana Orgocka.

    Per shoqaten studentore te Boston University pershendeti presidenti Alket Mertiri, dhe per shoqaten studentore te Univeritetit te Mass, Altin Xhanaj.
    Ngritja e Flamurit Shqiptar ne Boston Flamuri_04_7

    Alket Mertiri pershendet ne emer te Shoqerise studentore te BU-se

    Ngritja e Flamurit Shqiptar ne Boston Flamuri_04_8

    Albana Orgocka pershendet ne emer te AANO-se

    Ngritja e Flamurit Shqiptar ne Boston Flamuri_04_9

    Altin Xhanaj pershendet ne emer te shoqates studentore te UMASS

    Ngritja e Flamurit Shqiptar ne Boston Flamuri_04_10
    Aleko Dhima lexon pershendetjen e shoqerise "Lunxheria"

    Aleko Dhima lexoi pershendetjen e shoqerise "Lunxheria" me kete rast. Me pas solistet e grupit te valleve "Bashkimi" ftuan te pranishmit t'u bashkoheshin atyre ne shesh nen ritmin e gezueshem te valleve te mrekullueshme shqiptare te mundesuara nga DJ profesionist Gjergji Trebicka si gjithmone i papertuar per komunitetin. Muzika ritmike dhe kostumet popullore terhoqen vemendjen dhe te kalimtareve te cilet ndalonin te shikonin per pak ēaste dhe me pas pyesnin se cfare komuniteti i perkisnim. Takimi u filmua i plote nga TV13 i Worcesterit .

    Ngritja e Flamurit Shqiptar ne Boston Flamuri_04_11

    Solistet e talentuar te grupit te valleve "Bashkimi", Erma Bele dhe Ervin Kulenica argetojne te pranishmit

    Ngritja e Flamurit Shqiptar ne Boston Flamuri_04_12

    Ngritja e Flamurit Shqiptar ne Boston Flamuri_04_13

    Sheshi perpara Bashkise se Bostonit bucet nga tingujt e muzikes se mrekullueshme shqiptare

    Ngritja e Flamurit Shqiptar ne Boston Flamuri_04_14


      Ora ėshtė Sat Jul 27, 2024 6:10 am