Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Navigacioni

 Portali
 Indeksi
 Anėtarėt               

 Profili

Foto Sondazh

Gallery


HISTOTI Gjergj Kastriot-Skėnderbeu Empty

Keywords

RSS feeds


Yahoo! 
MSN 
AOL 
Netvibes 
Bloglines 

    HISTOTI Gjergj Kastriot-Skėnderbeu

    Archi
    Archi
    Anėtar/e
    Anėtar/e


    Male
    Numri i postimeve : 156
    Age : 45
    Registration date : 26/09/2006

    Vizitoret
    Vizitoret: Vizitoret

    HISTOTI Gjergj Kastriot-Skėnderbeu Empty HISTOTI Gjergj Kastriot-Skėnderbeu

    Mesazh nga Archi Sun Oct 08, 2006 11:05 pm

    Jeta dhe veprimtaria e Gjergj Kastriotit-Skėnderbeut deri mė 1443
    Gjergj Kastrioti lindi rreth vitit 1405. Ishte fėmija i parafundit nė familjen me shumė fėmijė tė Gjonit e tė Vojsavės. Kėta kishin katėr djem (Stanishėn, Reposhin, Konstandinin e Gjergjin) dhe pesė vajza (Marėn, Jellėn, Angjelinėn, Vlajkėn e Mamicėn).


    Dėrgimin e Gjergjit tė vogėl nė oborrin osman rreth moshės nėntėvjeēare, e dėshmojnė, pavarėsisht nga njėri-tjetri, burime historike bashkėkohore ose pak mė tė vona, vendase e tė huaja. Kėtė e pohojnė autorėt e vjetėr shqiptarė, veprat e tė cilėve shėrbejnė si burime mė tė rėndėsishme pėr njohjen e historisė sė Shqipėrisė tė shek. XV, si Marin Barleci, Marin Beēikemi, Gjon Muzaka, Dhimitėr Frėngu. Edhe nė jetėshkrimin mė tė hershėm pėr Gjergj Kastriotin, tė hartuar rreth viteve 1481-1482 prej Martin Segonit, tregohet se ai u dėrgua i vogėl peng, u rrit dhe u edukua pranė oborrit tė sulltanit. Tė njėjtėn gjė njoftojnė edhe kronistė e historianė tė huaj, bashkėkohės me Skėnderbeun, si italianėt F. Filelfo, I. Potani, R. Volaterani, bizantini L. Halkokondili, shumica e autorėve osmanė tė shek. XV e XVI: Ashik pasha Zade, Tursuni, I. Bitlisi etj.

    Emri i Gjergj Kastriotit pėr herė tė parė pėrmendet nė Shqipėri bashkė me ata tė vėllezėrve tė tij nė dokumente tė vitit 1426 pėr ēėshtje pronėsie. Nė kėtė kohė Skėnderbeu kishte mbaruar shkollėn e iē-ogllanėve dhe ishte nė Shqipėri si spahi, mė pas u bė subash i Krujės dhe qėndroi nė kėtė post zyrtarisht deri nė fund tė vitit 1438, kur nė zeametin pėrkatės ėshtė shėnuar se i rijepej Zaganoz Beut

    Nėpėr dokumente tė gjysmės sė dytė tė viteve 30 dhe fillimit tė viteve 40 pėrmenden nė viset shqiptare spahinj tė vrarė, spahinj qė, pėr tė shpėtuar kokėn, kishin braktisur timaret etj. Qėndresa e pėrhershme kundėr pushtuesve osmanė dhe rrethanat e favorshme ndėrkombėtare qė u krijuan nė fund tė viteve 30 e nė fillim tė viteve 40 tė shek. XV nxitėn disa nga fisnikėt shqiptarė tė ngriheshin nė luftė kundėr pushtuesve tė huaj.
    Gjergj Arianiti forcoi lidhjet me vendet e tjera, duke dėrguar pėrfaqėsuesit e vet nė Romė e nė Bosnjė. Nė gusht tė vitit 1443 ai siguroi qytetarinė e Raguzės, qė tė strehohej familjarisht nė atė qytet po qe se do thyhej prej trupave osmane.

    Nė shtator tė vitit 1443 Gjergj Arianiti sulmoi forcat osmane nė lindje tė zotėrimeve tė tij dhe i dėboi pushtuesit nga shumė krahina tė Shqipėrisė Qendrore. Fitoret e tij ndikuan nė jetėn politike tė Shqipėrisė dhe patėn jehonė edhe nė vendet e tjera. Vetė ai vazhdonte pėrgatitjet pėr vijimin e luftės kundėr osmanėve. Mė 21 tetor pėrfaqėsuesit e tij, sipas porosisė qė kishin bėrė nė Raguzė, morėn kėtu flamurin e Arianitėve, qė t'u printe luftėtarėve tė tij nė betejat e ardhshme. Nė fund tė muajit nėntor Gjergj Arianiti i kėrkoi Raguzės t'i shiste bombarda, armė kėto qė i duheshin pėr ēlirimin e kėshtjellave.

    Lufta ēlirimtare u pėrhap edhe nė trevat e Shqipėrisė sė Poshtme. Gjin Zenebishi, i biri i Depės, u kthye nga mėrgimi duke zbarkuar nė bregdetin shqiptar pranė Butrintit. Me ushtrinė qė organizohej kėtu marshoi nėpėr rrethinat e Gjirokastrės nė drejtim tė Kosturit, ku forcat e tij u sulmuan nė befasi dhe u shpartalluan nga njė ushtri osmane dhe vetė Gjini mbeti i vrarė.
    Nė fund tė vitit 1443 lufta ēlirimtare e shqiptarėve mori hov tė mėtejshėm nga zhvillimi i ngjarjeve nė Ballkan.

    Nė betejėn e Nishit, tė 3 nėntorit 1443, ndodhej edhe Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu, qė kishte detyrėn e funksionarit tė lartė osman, atė tė sanxhakbeut tė Nikopolit. Shpartallimin e forcave osmane nė betejėn e 3 nėntorit 1443 dhe vazhdimin e marshimit tė trupave tė J. Huniadit nė drejtim tė Bullgarisė, Skėnderbeu e gjykoi si ēastin mė tė pėrshtatshėm pėr ēlirimin e tokave shqiptare. Pasi grumbulloi rreth vetes disa qindra bashkatdhetarė pjesėmarrės nė betejėn e Nishit, dhe i shoqėruar nga i nipi Hamza Kastrioti, Skėnderbeu mori rrugėn nė drejtim tė atdheut.

    Nė fillim Skėnderbeu hartoi planin pėr ringritjen e shtetit tė Kastriotėve, qė, siē ėshtė shprehur nė fillim tė vitit 1445, formohej nga dy pjesė tė mėdha "nga Dibra dhe Mati", qė i ndante lumit Drin

    Pasi mori nė dorėzim Krujėn, Skėnderbeu futi natėn nė kėshtjellė bashkėluftėtarėt e fshehur nė rrethinat e saj dhe, nė bashkėpunim me krutanėt, paralizoi garnizonin osman. Ai i la tė lirė ushtarėt osmanė qė tė largoheshin nga Shqipėria, duke pėrfshirė edhe dizdarin e kėshtjellės, Ballabanin, i cili pas dy dhjetėvjeēarėsh do tė vihej nė krye tė trupave osmane pėr tė rimarrė Krujėn.

    Kur zbardhi dita, mė 28 nėntor tė vitit 1443, krutanėt i kishte pushtuar njė gėzim i papėrmbajtur dhe, siē shprehet Barleci, "tė gjithė kishin nė gojė lirinė, kudo oshėtinte zėri i ėmbėl i lirisė". Nė prani tė gjithė krutanėve mbi muret e kėshtjellės sė Krujės u ngrit flamuri i lirisė, ai i Kastriotėve. Me kėtė rast, sipas Marin Barlecit, Skėnderbeu u mbajti banorėve tė Krujės njė fjalim tė zjarrtė e plot patos patriotik. Duke vlerėsuar lart gatishmėrinė e madhe tė shqiptarėve pėr tė luftuar, sipas M. Barlecit, Skėnderbeu iu drejtua krutanėve me fjalėt lapidare: "Armėt nuk ua solla unė, por ju gjeta tė armatosur! Lirinė e pashė se e keni kudo: nė kraharor, nė ballė, nė shpatat e nė ushtat tuaja".

    Forcat e Skėnderbeut pa humbur kohė nisėn sulmet pėr ēlirimin e njė vargu kėshtjellash tė tjera nė afėrsi tė Krujės. Sė pari morėn Petrelėn dhe pas saj iu drejtuan dy kėshtellave nė lindje tė Krujės, Gurit tė Bardhė dhe Stelushit, tė cilat kontrollonin rrugėt tregtare qė lidhnin viset bregdetare me ato lindore. Luftėtarėt e Skėnderbeut ndėrkohė kaluan nė Dibrėn e Sipėrme, ku nė bashkėveprim me trupat e Gjergj Arianitit e tė Zahari Gropės ēliruan qytetin e Ohrit dhe kėshtjellėn e Sopotnicės (Sfetigradit), tė ngritur nė veriperėndim tė Manastirit dhe qė kishte njė pozicion shumė strategjik pėr kontrollin e rrugėve qė lidhnin Pėrlepin e Manastrin me rajonet nė perėndim tė tyre. Bashkė me Ohrin dhe Sopotnicėn nė duart e shqiptarėve ranė edhe Struga, Kėrēova, si dhe kėshtjella mė tė vogla qė kontrollonin rrugėt tregtare nė hapėsirat e Dibrės sė Sipėrme. Gjithashtu Skėnderbeu nė jug tė Shkupit mori pėr herė tė parė nė zotėrim tė Kastriotėve rajonin malor tė Mokrės (malet Jakupice). Ai vuri nėn kontroll rrugėn e rėndėsishme Shkup-Kėrēovė, traseja e sė cilės kalonte pėrgjatė luginės sė lumit Treska.

    Po kėshtu vepruan fisnikėt shqiptarė nė viset e tjera tė vendit. Nė Shqipėrinė e Epėrme kėshtjellėn e Jeliēės (Jenipazarit-Pazarit tė Ri) dhe atė tė Zveēanit duhet t’i kenė marrė Spanėt, kurse rajonin e Pejės Dukagjinėt. Edhe Stefan Gjurashi (Cėrnojeviēi) nuk qėndroi duarkryq. Mė parė me ndihmėn e vjehrrit tė tij, Gjon Kastriotit, dhe tani me pėrkrahjen e Skėnderbeut, Stefani u fuqizua, zgjeroi kufijtė e zotėrimeve tė tij dhe si kryeqendėr tė tyre bėri Zhabiakun.

    Nė jug tė vendit viset e ēliruara arritėn deri nė brigjet e lumenjve Devoll e Seman. Revolta e pėrgjithshme antiosmane u shtri edhe nė Shqipėrinė e Poshtme. “Turqit, - shkruante nė dhjetor tė vitit 1443 bajli venecian i Korfuzit, - i ka pushtuar njė tmerr i madh dhe me nxitim ata tė Vlorės, tė Janinės dhe tė Gjirokastrės po pėrpiqen tė fortifikohen".
    Ai gjendej nė qendėr tė viseve tė lira, shtrihej nė vijėn detare Lezhė-Durrės dhe arrinte nė lindje deri nė afėrsi tė Shkupit. Nė veri tė shtetit tė Kastriotėve shtriheshin zotėrimet e Dukagjinėve, tė Zahariajve, tė Spanėve, tė Dushmanėve, tė Gjurashėve etj. Nė gjirin e tyre pėrfshihej Rrafshi i Dukagjinit e Drenica, krahinat e Plavės e tė Gucisė, tė Jeliēės (Sanxhakut), tė Gentės (Zeta) etj.

    Nė jug tė Kastriotėve ishin zotėrimet e katėr familjeve tė rėndėsishme: tė Arianitėve, tė Topiajve, tė Gropajve dhe tė Muzakajve, qė ishin kufitare me viset e pushtuara prej osmanėve, prandaj mbi to do tė binte edhe pesha kryesore e luftės kundėr pushtuesve osmanė. Zotėrimet e tyre arrinin nė jug deri te lumenjtė Devoll dhe Seman, kurse nė lindje shtriheshin deri nė afėrsi tė Manastirit.

    Kuvendi i fisnikėve shqiptarė u mbajt mė 2 mars 1444 nė Katedralen e Shėn Kollit nė Lezhė. Nė tė morėn pjesė udhėheqės tė kryengritjeve tė mėparshme antiosmane, si dhe pjesėtarė tė tjerė tė aristokracisė shqiptare. Midis tyre ishin: Skėnderbeu, Gjergj Arianiti, Andre Topia (bashkė me dy djemtė, Kominin e Muzakėn dhe tė nipin Tanushin), Gjergj Stres Balsha, Nikollė e Pal Dukagjini, Pjetėr Spani (bashkė me katėr djemtė, Aleksin, Bozhidarin, Vruon dhe Mirkon), Lekė Zaharia, Teodor Muzaka i Riu (dhe pjesėtarė tė tjerė tė kėsaj familjeje), Zahari Gropa, Lekė Dushmani bashkė me Pjetrin e fisnikė tė tjerė fqinjė me ta, Stefan Gjurashi (Cėrnojeviēi bashkė me bijtė e tij, Gjergjin e Gjonin) etj.

    Kuvendi vendosi qė bashkimi i shqiptarėve tė bėhej nė formėn e njė besėlidhjeje politike ndėrmjet drejtuesve tė zotėrimeve tė lira dhe fisnikėve tė tjerė tė vendit, qė u njoh me emrin Besėlidhja Shqiptare e Lezhės. Ajo ishte njė aleancė politike e ushtarake. Si kryetar i saj u zgjodh Skėnderbeu, kurse si institucioni mė i lartė vendimmarrės u bė Kuvendi i anėtarėve tė Besėlidhjes, i cili do tė mblidhej herė pas here pėr ēėshtje tė rėndėsishme. Nėpėrmjet Kuvendit realizohej dhe shprehej bashkimi i shqiptarėve.
    Kryengritja fitimtare e vitit 1443 dhe Kuvendi i Pėrgjithshėm Shqiptar i 2 marsit 1444 shėnuan njė kthesė vendimtare nė luftėn kundėr pushtimit tė huaj osman dhe hapėn rrugėn e zhvilimit tė vrullshėm tė procesit tė bashkimit politik dhe shpirtėror tė banorėve tė krahinave tė ndryshme shqiptare.

    Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu doli nė krye tė jetės politike e ushtarake tė vendit jo rastėsisht. Pėr kėtė ndikuan: roli i veēantė i tij nė organizimin e Kryengritjes sė Pėrgjithshme tė vitit 1443, pozita gjeografike e shtetit tė Kastriotėve (qė ishte nė qendėr tė viseve tė lira dhe nėpėr tė kalonin rrugėt mė tė rėndėsishme qė lidhnin krahinat veriore me jugoret dhe lindoret me perėndimoret), zotėrimi prej tij i Krujės, kėshtjellės me pozicionin gjeografik mė tė pėrshtatshėm pėr administrimin e tė gjitha viseve tė ēliruara, dhe pėr tė hyrė nė kontakte tė shpejta me shtetet e huaja antiosmane, si dhe lidhjet e shumta farefisnore e martesore tė Kastriotėve me shumė familje fisnike tė tjera, si Muzakajt, Arianitėt, Stres Balshajt, Gjurashėt (Cėrnojeviēėt), Balshajt etj. Mbi tė gjitha ishte personaliteti i vetė Skėnderbeut qė bėri tė mundur daljen e tij nė krye tė jetės politike e ushtarake tė Shqipėrisė. Mė tepėr se cilido anėtar tjetėr i Besėlidhjes Shqiptare, Skėnderbeu kishte tė gjitha cilėsitė pėr drejtimin me sukses tė luftės. Ai i njihte shumė mirė mundėsitė ekonomike, financiare e ushtarake tė vendit tė vet. Ndėrsa karriera e tij nė radhėt e kuadrove ushtarakė osmanė e kishte bėrė Skėnderbeun njohės po aq tė mirė tė fuqisė, organizimit dhe tė artit ushtarak tė osmanėve.
    Gjatė verės sė vitit 1448, duke mbajtur tė rrethuar Durrėsin e Dejėn, forcat ushtarake tė Besėlidhjes Shqiptare iu drejtuan zonės sė Shkodrės, qė ishte zotėrimi mė i rėndėsishėm i Venedikut nė tokat shqiptare. Nė sulmin mbi rajonin e Shkodrės mori pjesė edhe Gjergj Arianiti me forcat e tij. Pasi kaluan lumin Drin, nė brigjet e tij shqiptarėt u ndeshėn me ushtrinė mercenare veneciane tė komanduar nga Daniel Juriē Sebenēini dhe korrėn njė fitore tė shkėlqyer. Pas kėsaj ata iu drejtuan Shkodrės dhe Drishtit. Pėr tė mbėshtetur vazhdimin e veprimeve luftarake shqiptarėt ndėrtuan njė kėshtjellė mbi gėrmadhat e Ballecit, qė gjendej nė rrėzė tė malit Maranaj.

    Me pjesėn kryesore tė ushtrisė shqiptare, Skėnderbeu bashkė me Gjergj Arianitin kaluan nga zona e Shkodrės nė krahinat lindore dhe pėrforcuan me tė shpejtė kėshtjellat e vendit, si dhe grykat nga mund tė vinte armiku.
    Archi
    Archi
    Anėtar/e
    Anėtar/e


    Male
    Numri i postimeve : 156
    Age : 45
    Registration date : 26/09/2006

    Vizitoret
    Vizitoret: Vizitoret

    HISTOTI Gjergj Kastriot-Skėnderbeu Empty HISTORI Gjergj Kastriot-Skėnderbeu vazhdim

    Mesazh nga Archi Sun Oct 08, 2006 11:08 pm

    Despoti serb, Gjergj Brankoviēi, nuk lejoi ushtrinė shqiptare qė tė kalonte nėpėr rrugėt e zotėrimeve tė tij. Rrjedhimisht trupat e J. Huniadit u gjendėn vetėm pėrballė ushtrisė osmane nė betejėn qė u zhvillua mė 18 tetor 1448 nė afėrsi tė Prishtinės, tė cilėn e humbėn.
    Luftimet e vitit 1450 pėr mbrojtjen e Krujės sollėn dėme e vėshtirėsi tė ndryshme, tė cilat duheshin kapėrcyer. Pas largimit tė ushtrive osmane, Skėnderbeu ndėrmori masa pėr rivendosjen e pushtetit tė tij nė viset lindore tė vendit, ku kishte potencialin kryesor ekonomik e njerėzor. Realizimi i njė detyre tė tillė kėrkonte mbėshtetjen e gjithanshme tė Gjergj Arianitit dhe bashkėrendimin e veprimeve ushtarake me tė. Prandaj Skėnderbeu forcoi lidhjet me Gjergj Arianitin, duke u martuar me vajzėn e tij nė vitin 1451.

    Gjatė viteve 1452 e 1453 Stefan Gjurashi (Cėrnojeviēi) organizoi disa aksione tė suksesshme kundėr ushtrisė sė Gjergj Brankoviēit, zgjeroi zotėrimet e tij deri nė Moraēė dhe shtiu nė dorė Medunin.

    Lėkundje tė tilla u shfaqėn edhe tek anėtarė tė rrethit familjar tė Skėnderbeut, tė cilėt ky i ndėshkoi ashpėr. Ai shpronėsoi Gjergj Stres Balshėn, djalė i motrės sė tij, i akuzuar pėr bashkėpunim me osmanėt.

    Martesa tė tilla ishin bėrė qė nė kohėn e Gjon Kastriotit, qė ishte martuar me Vojsavėn, familja e sė cilės, sipas M. Barlecit, jetonte nė Pollog (me kėtė ai emėrtonte rajonin qė shtrihej nga qyteti i Shkupit nė lindje deri nė krahinėn e Dervenit nė perėndim, ndoshta edhe rajonin nė rrjedhjen e poshtme tė lumit Treskė). Qė nė kohėn e Gjon Kastriotit motrat e Skėnderbeut ishin martuar me anėtarė tė familjeve mė tė fuqishme tė kohės: Mara me Stefan Gjurashin (Cėrnojeviēin), Jella me Stres Balshėn, Angjelina me Vladan Arianitin, vėlla i Gjergj Arianitit, Vlajka me Gjon Muzakėn.

    Veē kėtyre, Heroi shqiptar, i cili qysh nė vitin 1443 e kishte cilėsuar veten si trashėgimtar tė Balshajve, bėri lidhje martesore tė tjera. Vetė u martua me Donikėn, vajzėn e Gjergj Arianitit, kurse tė motrėn, Mamicėn e martoi me Muzak Topinė.
    Pėr tė neutralizuar prirjet decentralizuese qė po rishfaqeshin nė radhėt e fisnikėve shqiptarė pas fushatave ushtarake osmane tė viteve 1448 dhe 1450 dhe pėr tė ruajtur bashkimin politik tė vendit, Skėnderbeu forcoi lidhjet familjare me personalitetin politik mė tė rėndėsishėm shqiptar pas tij, Gjergj Arianitin, duke u martuar me vajzėn e tij, Donikėn.
    U arrit kėshtu tė pėrfshiheshin nė njė shtet tė vetėm tė gjitha viset e lira shqiptare. Ato shtriheshin nė jug nga rrjedha e lumenjve Devoll e Seman dhe pėrfshinin nė veri kėshtjellat e Jeliēės (Pazarit tė Ri) e tė Zveēanit (Mitrovicės) bashkė me rajonet e tyre. Nė perėndim shtriheshin nga brigjet e detit Adriatik dhe pėrfshinin nė verilindje Rrafshin e Dukagjinit e Drenicėn dhe nė lindje rajonin e Dervenit nė perėndim tė Shkupit dhe atė tė Mokrės nė jugperėndim po tė kėtij qyteti.

    Kėshilli i Lartė ishte organ i pėrhershėm kėshillimor pranė kryetarit tė shtetit, qė shprehte interesat e fisnikėve shqiptarė. Anėtarėt e tij ishin bashkėpuntorėt mė tė ngushtė tė Skėnderbeut, si Pal Engjėlli, Kont Urani, Tanush Topia, Moisi Golemi (Arianiti)
    Kryetari i Shtetit, Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu, qėndronte nė krye tė piramidės shtetėrore me tė drejtat e njė monarku feudal. Titulli zyrtar i tij ishte Zot i Arbėrisė (Dominus Albaniae). Nė vitin 1464 Skėnderbeu do tė kurorėzohej mbret prej papa Piut II, njė e drejtė ekskluzive kjo e kreut tė kishės. Ceremonia pėr marrjen e skeptrit mbretėror nga Skėnderbeu ishte parashikuar tė organizohej me rastin e ardhjes nė Shqipėri tė vetė papa Piut II nė krye tė ushtrive evropiane, si kryekomandant i sė cilės do tė ishte Skėnderbeu.
    E drejta qė vepronte nė Shqipėri gjatė periudhės sė Skėnderbeut ishte e zhvilluar dhe pėrfshinte njė varg normash nė fusha tė ndryshme tė jetės sė asaj shoqėrie.Sipas tyre prona, veēanėrisht ajo mbi tokėn, trashėgohej nė vijėn mashkullore dhe, nė mungesė tė djemve, nė vijėn femėrore.

    Skėnderbeu krenohej me historinė e lavdishme tė kombit shqiptar. Prandaj, ai mbajti si emėr tė dytė vetjak pėrgjegjėsen e emrit tė Aleksandrit tė Madh tė Maqedonisė, qė te osmanėt ishte Iskander (Skėnder nė gjuhėn shqipe). Siē e dėshmon edhe M. Barleci, emėrtimet gjeografike Maqedoni dhe Epir janė pėrdorur nė mesjetė si sinonime tė emėrtimit etnogjeografik Arbėri. Pėr mė tej, krahas evokimit tė lavdisė sė Pirros dhe tė epirotėve tė lashtė (sinonim i emrit “arbėr” gjatė mesjetės), Skėnderbeu pėrdori edhe simbolet shtetėrore tė Pirros sė Epirit (shqiponjėn dhe pėrkrenaren e zbukuruar me njė kokė dhie), tė Aleksandrit tė Madh tė Maqedonisė (shenja e Diellit), si dhe simbole pellazgjike. Simbolet dhe evokimet e mėsipėrme dėshmojnė pėr formimin e tij kulturor humanist dhe tregojnė se ai mbėshtetej nė traditėn vendase pėr t'i dhėnė njė frymė sa mė kombėtare shtetit tė tij dhe luftės sė shqiptarėve kundėr pushtimit osman.

    Shtetin e tij Skėnderbeu e emėrtoi me emrin etnogjeografik kombėtar mesjetar Arbėria (Albania) edhe pse nė tė u pėrfshi njė pjesė e viseve shqiptare. Titulli zyrtar i Skėnderbeut ishte Zot i Arbėrisė (Dominus Albaniae), tė cilin e gjejmė tė shėnuar nė vulėn e nė shkresat zyrtare tė tij, si dhe nė letrat e kancelarive tė huaja qė i janė drejtuar atij si kryetar i shtetit shqiptar.

    Vula e vogėl e Skėnderbeut ishte skalitur nė gurin e ēmuar tė unazės personale tė tij. Ajo kishte formė tetėkėndėshe me pėrmasa maksimale 9 mm gjatėsi dhe 7 mm gjerėsi. Simbolet e saj ishin marrė nga mitologjia e lashtė pellazgjike. Nė gurin e vulės sė vogėl ishin skalitur dy figura tė mitologjisė pellazgjike: mbretėresha Leda dhe Zeusi i Dodonės i shndėrruar nė mjellmė.

    Si simbole mė pėrfaqėsuese pėr shtetin shqiptar Skėnderbeu pėrdori shqiponjėn dykrenore me krahė tė ulur dhe yllin me gjashtė cepa, simbole kėto qė ishin mjaft tė njohura nė mjedisin shqiptar. Kėto simbole ishin edhe nė stemėn dhe nė flamurin shtetėror. Nė njė katolog venecian stemash ėshtė vizatuar nė mes tė viteve 60 tė shek. XV stema e Kastriotėve, kur djali i Skėnderbeut, Gjoni, mori titullin “fisnik venecian”. Gjithashtu stema ruhet e gdhendur nė varrin monumental tė nipit tė Skėnderbeut, Konstandinit, qė gjyshja e tij, Donika, ia ngriti nė Napoli tė Italisė nė vitin 1500. Shqiponja e zezė dykrenore, siē e ka treguar M. Barleci, ka qenė e vendosur edhe nė qendėr tė flamurit tė Skėnderbeut qė fushėn e kishte tė kuqe.
    Shqiponja dykrenore ishte simbol i njohur shtetėror i Perandorisė Bizantine dhe i familjes sė Muzakajve, qė kishin krushqi me Kastriotėt. Edhe Arianitėt dhe Gjurashėt kishin shqiponjėn dykrenore si simbol tė tyre. Kurse ylli me gjashtė dhe shtatė cepa ishte pėrdorur si simbol nga Muzakajt dhe nga Balshajt. Ylli me gjashtė cepa duhe tė ketė qenė vendosur edhe ndėrmjet krerėve tė shqiponjės nė flamurin e Skėnderbeut, si njė element dallues kundrejt flamurit tė Perandorisė Bizantine.

    Vula me shqiponjė, si simbol shtetėror i Skėnderbeut, del se ėshtė pėrdorur pėr herė tė parė nė letra qė janė shkruar gjatė mesit tė viteve 50 dhe ndoshta jo rastėsisht.
    Marrėdhėniet e Skėnderbeut me vendet e Evropės Juglindore
    Shtetet e Evropės Juglindore, tė prekur nga i njėjti agresor, kishin detyrė tė pėrbashkėt pėrballimin e rrezikut osman. Lufta kundėr tė njėjtit armik i afroi ato dhe i bėri aleatė tė natyrshėm. Si rrjedhim, me kohė u vendosėn lidhjet ndėrmjet shteteve, principatave e zotėrimeve tė tjera tė kėsaj pjese tė Evropės.

    Krijimi nga Skėnderbeu i njė fronti lufte tė organizuar e tė fuqishme, e nxori vendin tonė nė ballė tė forcave antiosmane. Shqipėria gjithnjė e mė tepėr shikohej nga bashkėkohėsit si njė fuqi e rėndėsishme, e dorės sė parė, qė ushqente shpresa pėr dėbimin e osmanėve nga viset e pushtuara tė Evropės. Prandaj me kohė u krijuan lidhje ndėrmjet vendeve tė kėrcėnuara nga i njėjti rrezik, pushtimi osman.

    Nė kėtė kuadėr dallohen marrėdhėniet e shqiptarėve me Hungarinė. Deri mė 1456, kur vdiq Janosh Huniadi, Hungaria luftoi me vendosmėri kundėr pushtuesve osmanė dhe ishte kėshtu aleati mė i rėndėsishėm i shqiptarėve. Tė dyja palėt, duke goditur tė njėjtin armik, secila nė sektorin e vet, lehtėsonin barrėn e njėra-tjetrės.

    Marrėdhėniet e Skėnderbeut me sundimtarėt sllavė tė shteteve fqinjė qenė mė tė kufizuara se me Hungarinė. Njė bashkėpunim pati me ta kryesisht gjatė luftės kundėr Venedikut nė vitin 1448, kur krahas shqiptarėve vepruan edhe reparte ushtarake tė mbretit tė Bosnjės, Stefan Tomasheviqit. Kundėr rrezikut kryesor, pushtuesve osmanė, nuk u arrit ndonjė bashkėpunim i shqiptarėve me ta, sepse synonin tė ruanin vasalitetin e tyre me sulltanėt osmanė. Despoti serb, Gjergj Brankoviēi, pengoi kalimin nėpėr zotėrimet e tij tė luftėtarėve tė Skėnderbeut qė tė bashkoheshin me forcat hungareze. Pas betejės qė trupat hungareze zhvilluan mė 18 tetor 1448 nė Fushė-Dardani, despoti serb pėrndoqi ushtrinė e shpartalluar hungareze dhe arrestoi Huniadin. Kurse mbreti i Bosnjės, Stefan Tomasheviqi, bashkoi trupat e veta me ushtrinė osmane, qė nė prill tė vitit 1456 u dėrgua kundėr Skėnderbeut. Nuk do tė vononte qė vetė ata, mė parė se tė tjerėt, t'i ndienin pasojat negative tė vasalitetit nėnshtrues tė tyre. Megjithėkėtė duke vlerėsuar rrjedhimet negative qė sillte zgjerimi i pushtimit osman, Skėnderbeu i ndihmoi ata nė ēastet mė tė vėshtira. Me rėnien e plotė tė Despotatit tė Rashės nė duart e osmanėve, despoti i saj, Stefani, djalė i Gjergj Brankoviēit, erdhi nė vitin 1459 nė Shqipėri dhe u strehua disa vjet pranė Skėnderbeut, me tė cilin u bė edhe baxhanak, duke u martuar me vajzėn e Gjergj Arianitit, Angjelinėn.

    Lufta e popujve tė Evropės Juglindore, nė ballė tė sė cilės qėndronin shqiptarėt, pengoi vėrshimin osman nė drejtim tė Evropės Qendrore e Perėndimore dhe mbrojti kėshtu zhvillimin ekonomik, shoqėror, politik e kulturor tė kėtyre vendeve. Pėr kėtė rol tė luftės sė shqiptarėve, si pengesė e fuqishme pėr kalimin e osmanėve nė Evropėn Perėndimore, ishte plotėsisht i ndėrgjegjshėm edhe vetė Skėnderbeu. Mė 1460 ai i shkruante njė princi italian: "nė qoftė se unė do tė thyhesha, me siguri Italia do ta ndiente dhe si rrjedhim, ai zotėrim qė ju thoni se ėshtė juaji do tė ishte i turqve".

    I nisur nga kuptimi realist se rreziku ishte i pėrbashkėt, si pėr vendet e Evropės Juglindore, tė kėrcėnuara drejtpėrdrejt nga pushtimi osman, ashtu edhe nga vendet e tjera evropiane, dhe duke vlerėsuar drejt rėndėsinė e bashkėpunimit ndėrkombėtar, Skėnderbeu u kushtoi vėmendje marrėdhėnieve me vendet qė ende nuk ishin rrezikuar drejtpėrdrejt nga osmanėt. Vėmendje tė veēantė u kushtoi Skėnderbeu marrėdhėnieve tė tij me Venedikun, Papatin, Napolin etj., si pėr afėrsinė e kėtyre shteteve me tokat shqiptare, ashtu dhe pėr interesat e synimet qė kėto vende kishin nė drejtim tė Ballkanit.

    Nė Shqipėri mungonte njė kishė kombėtare, qė predikimi tė bėhej nė gjuhėn shqipe. Nė Shqipėrinė e Epėrme dhe Qendrore ushtronin veprimtarinė e tyre kishat katolike, ku meshohej latinisht, dhe kishat ortodokse tė ritit sllav dhe, nė njė hapėsirė mė tė kufizuar, ato bizantine. Kurse nė Shqipėrinė e Poshtme ushtronin veprimtarinė e tyre kishat bizantine, nė tė cilat meshohej greqisht. Gjuha qė pėrdorej nė kishat e Shqipėrisė ishte e pakuptueshme pėr banorėt vendas, prandaj nė pėrgjithėsi pozitat e besimit fetar ishin tė dobėta dhe pėr kėtė Barleci, qė vetė ishte prift katolik, shkruante se "shqiptarėt janė mė tepėr luftėtarė sesa fetarė". Mungesa e shėrbimit fetar ishte aq e theksuar nė Shqipėri sa qė nė Krujė, vihej nė dukje mė 1453, nuk kishte "as prift dhe as diakon katolik". Nė kėto rrethana njė nga bashkėpunėtorėt mė tė ngushtė tė Skėnderbeut, peshkopi i Durrėsit, Pal Engjėlli, shkroi nė gjuhėn shqipe mė 8 nėntor tė vitit 1462 formulėn e pagėzimit, qė prindėrit t'i pagėzonin vetė fėmijėt e tyre.
    Nė kėtė drejtim disa pėrfundime pozitive arriti Skėnderbeu nė marrėdhėniet e tij me mbretin e Napolit, Alfonsin V. Ky mendonte se duke u dhėnė shqiptarėve e ballkanasve tė tjerė njė pėrkrahje tė vogėl ushtarake e materiale, do tė dėboheshin osmanėt nga Ballkani dhe nėn kurorėn e tij mund tė krijohej njė shtet i madh mesdhetar. Pėr kėtė qėllim, nė fillim tė viteve 50 Alfonsi V lidhi njė numėr traktatesh me pėrfaqėsuesit e disa zotėrve shqiptarė dhe tė viseve tė tjera tė Ballkanit.

    Qendėrbanimet e shqiptarėve tė Moresė kishin nė shumicėn e tyre emra karakteristikė shqiptarė qė pasqyronin ose emrin e origjinės sė banorėve ose emrin e familjes kryesore tė bashkėsisė. Ndėr emrat mė tipikė tė kėtyre qendėrbanimeve pėrmenden tė tilla si: Lėndina, Mali, Lumi, Ripėsi, Balta, Buzė-Mazi, Golemi, Kryekuqi, Zoga, Lalushi, Mansi, Voriboba, Floka, Kėmbėthekra, Matringa, Muzaka, Belushi etj.

    Pas vdekjes sė Balshės III, Gjon Kastrioti ndėrmori masa tė menjėhershme pėr tė mbrojtur interesat e veta politike dhe ekonomike. Nė rajonin e Shkodrės, ku kishte zbritur ushtria e Stefan Lazareviēit dhe mbante tė rrethuar qytetin, Gjoni dėrgoi trupat e veta. Nė njė letėr, qė i shkroi Venedikut nė nėntor tė vitit 1422, ai ka rrėfyer se nuk e kishte lejuar despotin serb tė Rashės tė merrte Lezhėn dhe shprehte me kėtė rast gatishmėrinė e tij pėr tė ndihmuar venecianėt qė tė dėbonin ushtrinė serbe nga rajoni i Shkodrės.

    Edhe pas vdekjes mė 1421 tė Balshės III, qė ishte kushėri i tij, Gjoni vazhdoi lidhjet me fisnikėt e tjerė shqiptarė tė zotėrimeve tė Balshės III, si me Gjurashėt (Cėrnojeviēėt), qė i kishin zotėrimet fillestare nė rrethinat e grykės sė Kotorrit dhe qė mė pas i shtrinė edhe nė Gentė, me tė cilėt lidhi krushqi. Gjurashėt u angazhuan nė njė luftė shumėvjeēare kundėr pėrpjekjeve tė Despotatit tė Rashės pėr pushtimin e viseve bregdetare shqiptare, qė shtriheshin nė veri tė lumit Buna. Ndėrkohė edhe Gjon Kastrioti kundėrshtoi synimet e despotėve serbė pėr marrjen e Lezhės dhe pėr zgjerimin e pushtimeve tė tyre nė Rrafshin e Dukagjinit dhe nė Fushė-Dardani.
    Archi
    Archi
    Anėtar/e
    Anėtar/e


    Male
    Numri i postimeve : 156
    Age : 45
    Registration date : 26/09/2006

    Vizitoret
    Vizitoret: Vizitoret

    HISTOTI Gjergj Kastriot-Skėnderbeu Empty HISTORI Gjergj Kastriot-Skėnderbeu vazhdim...

    Mesazh nga Archi Sun Oct 08, 2006 11:11 pm

    Gjon Kastrioti vdiq pas vitit 1502 dhe la pesė fėmijė: Gjergjin (Skėnderbeu i Ri), Konstandinin, peshkop i Izernias qė vdiq nė vitin 1500 nė moshėn 20-vjeēare, Ferrantin (tė cilit M. Barleci i ka kushtuar njė parathėnie te “Historia e Skėnderbeut” dhe qė ka vdekur mė 1561), Federikon, qė vdiq mė 1503 nė moshėn 15-vjeēare nė Valencie tė Spanjės, ku u varros me nderime mbretėrore, dhe Marien, e cila iu pėrkushtua artit.

    Shumica e fėmijėve tė Gjon Kastriotit kishin emra ortodoksė, njė djalė dhe njė nip i tij (Skėnderbeu dhe Hamzai) mbajtėn deri nė fund tė jetės emra myslimanė, kurse veprimtaria politike e Kastriotėve, e sidomos e Skėnderbeut, ishte e lidhur me botėn katolike. Vetė Heroi Kombėtar, pasi u kthye nė Shqipėri mė 1443 dhe derisa vdiq, pėrdori emrin e dyfishtė, tė kristianit dhe tė myslimanit, Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu, si shprehje kjo e tolerancės fetare dhe e kujdesit tė tij pėr ruajtjen e unitetit kombėtar tė shqiptarėve qė kishin rite fetare tė ndryshme. Shqiptarėt, duke pėrfshirė edhe shtresat e larta shoqėrore, konvertonin lehtėsisht besimin e tyre fetar. Balshajt, p.sh., nė fund tė shek. XIV u kthyen nga ortodoksė nė katolikė, nė pėrshtatje me besimin fetar tė shumicės sė banorėve tė zotėrimeve tė tyre.
    Traktati u nėnshkrua jo vetėm nė emėr tė Skėnderbeut, por edhe tė “tė afėrmve tė tij baronė nė Arbėri: “ ... e de soi parenti, baruni in Albania, de la parte altra”, po aty). Ky traktat i njihte Mbretit tė Aragonit, Napolit dhe Siqilisė sovranitetin mbi “trojet e tė thėnit Gjergj” dhe mbi “trojet e Krujės dhe kėshtjellėn”, nė shkėmbin tė ndihmės qė Mbreti do t’i jepte atij (Skėnderbeut) nė luftėn kundėrosmane. Nė termat e traktatit Skėnderbeu dhe ajo ēfarė mund tė quhet “lidhja familjare” e tij shpreheshin tė gatshėm tė njihnin sovranitetin e mbretit Alfons edhe mbi trojet apo kėshtjellat e tjera, qė do t’i fitonin me ndihmėn e tij. Kreu i Lidhjes, Skėnderbeu, shprehej i gatshėm tė vinte nė vendin qė do tė caktonte Mbreti pėr t’i bėrė atij betimin dhe pėr t’i shprehur nderimin si vasali sovranit, por mbasi tė kishin larguar osmanėt me ndihmėn e tij. Me pėrfundimin e kėtij traktati, krerėt abėr zotoheshin t’i dėrgonin pėrvit mbretit Alfons, kur osmanėt tė ishin dėbuar nga Arbėria, njė shumė tė hollash tė barabartė me haraēin qė Skėnderbeu dhe tė afėrmit e tij i detyroheshion sulltanit (“... cacciati li Turchi de le terre del dicto Sr Georgio, isso Sr Georgio et tucti li soi parenti daranno et pagaranno ciascuno anno a la prefacta Mtą lo tributo o heraci che per li presenti sono tenuti dare a lo Gran Turcho in lo tempo et secondo pagano a lo dicto Turcho”, po aty).

    Sikurse vihet re, ėshtė fjala pėr njė traktat vasaliteti pa kurrfarė dyshimi nė terma. Skėnderbeu, qė kishte refuzuar deri me armė nė dorė sovranitetin e sulltanėve osmanė, pranonte me kėtė traktat tė bėhej vasal i mbretit Alfons V. Pse vallė ndodhte kėshtu? Ka qenė kjo pyetja e vjetėr e ngritur prej “kėndvėshtrimit osman”, prej nga nuk ishte e lehtė tė kapej gjithė sa ndodhte nė ato kohėra nė Perėndim dhe si funksiononin atje aleancat dhe organizimet. Kėsaj pyetjeje mund t’i japin pėrgjigje sė toku specialistėt e historisė sė politikės, tė historisė sė religjioneve, tė historisė sė qytetėrimeve, tė historisė sė mendėsive etj.
    Mė 14 qershor tė atij viti regjistrohet kthimi nė Krujė i nėnmbretit Ramon d’Ortafą, qė kishte munguar pėr disa kohė. Nėnmbreti vinte me rekomandimet e Mbretit pėr Skėnderbeun, por edhe pėr Gojko Stresin, Ivan Stresin, Gjin Muzakėn, Muzakė Topian dhe njė Aranit me emėr tė palexueshėm mirė nė dokument (ACA, Reg. 2799, fl. CXV verso). Vihet se se nė letrėn kredenciale pėrkatėse tė mbretit Alfons Skėnderbeu thirret pėrsėri, po ashtu si mė 29 mars, me titullin e ri: “Komandant i pėrgjithshėm i njerėzve tanė tė armatosur nė viset e Arbėrisė” (“Magnifico et strenuo viro Georgio Castrioti, dicto Scandarbech, gentium armorum nostrarum in partibus Albanie generali capitaneo, consiliario fideli nobis dilecto”).
    Kur u bė Skėndėrbeu mbret?

    Ishte zgjedhur Rodoni, nė jug tė Shqipėrisė, pėr tė nėnshkruar mandatin e mbretit. Siē shėnohet nga origjinali, mandati ėshtė lėshuar mė 28 tetor tė vitit 1458. I drejtohet papės Piu i II-tė, i cili kishte mė pak se dy muaj qė kishte filluar pontifikatin e tij (Piu i II-tė fillon pontifikatin mė 3 shtator tė vitit 1458 dhe vdes mė 15 gusht 1464). "Papa Piu njihej si luftėtar i rreptė pėr mbrojtejn e fesė sė krishterė edhe sa ishte cardinal", shkruan studiuesi Ahmeti. Njė moment tjetėr i rėndėsishėm qė tėrheq vėmendjen te ky mandat ėshtė edhe pohimi i notarit publik Johannes Borcius de Grillis se ai "me urdhėr dhe autorizim tė mbretit..." dmth. Skendėrbeun e quan Mbret. "Ky moment ėshtė tepėr domethėnės ngase edhe nė vulėn shtetėrore tė varur qė e shoqėron kėtė dokument e gjejmė tė shkruar tekstin: Sigil (um)o Regni(ae) o Macedonia(e)o et oAlbania(e) qė nė gjuhėn shqipe do tė ishte: Vula e Mbretėrisė sė Shqipėrisė dhe Maqedonisė".
    Archi
    Archi
    Anėtar/e
    Anėtar/e


    Male
    Numri i postimeve : 156
    Age : 45
    Registration date : 26/09/2006

    Vizitoret
    Vizitoret: Vizitoret

    HISTOTI Gjergj Kastriot-Skėnderbeu Empty HISTORI Gjergj Kastriot-Skėnderbeu vazhdim.............

    Mesazh nga Archi Sun Oct 08, 2006 11:15 pm

    Me poshte jepet poema origjinale e shkruar nga poeti i famshem H. W. Longfellou.

    Poetry of Henry Wadsworth Longfellow
    Tales of a Wayside Inn

    THE SPANISH JEW'S SECOND TALE; SCANDERBEG

    The battle is fought and won
    By King Ladislaus the Hun,
    In fire of hell and death's frost,
    On the day of Pentecost.
    And in rout before his path
    From the field of battle red
    Flee all that are not dead
    Of the army of Amurath.

    In the darkness of the night
    Iskander, the pride and boast
    Of that mighty Othman host,
    With his routed Turks, takes flight
    >From the battle fought and lost
    On the day of Pentecost;
    Leaving behind him dead
    The army of Amurath,
    The vanguard as it led,
    The rearguard as it fled,
    Mown down in the bloody swath
    Of the battle's aftermath.

    But he cared not for Hospodars,
    Nor for Baron or Voivode,
    As on through the night he rode
    And gazed at the fateful stars,
    That were shining overhead
    But smote his steed with his staff,
    And smiled to himself, and said;
    "This is the time to laugh."

    In the middle of the night,
    In a halt of the hurrying flight,
    There came a Scribe of the King
    Wearing his signet ring,
    And said in a voice severe:
    "This is the first dark blot
    On thy name, George Castriot!
    Alas why art thou here,
    And the army of Amurath slain,
    And left on the battle plain?"

    And Iskander answered and said:
    "They lie on the bloody sod
    By the hoofs of horses trod;
    But this was the decree
    Of the watchers overhead;
    For the war belongeth to God,
    And in battle who are we,
    Who are we, that shall withstand
    The wind of his lifted hand?"

    Then he bade them bind with chains
    This man of books and brains;
    And the Scribe said: "What misdeed
    Have I done, that, without need,
    Thou doest to me this thing?"
    And Iskander answering
    Said unto him: "Not one
    Misdeed to me hast thou done;
    But for fear that thou shouldst run
    And hide thyself from me,
    Have I done this unto thee.

    "Now write me a writing, O Scribe,
    And a blessing be on thy tribe!
    A writing sealed with thy ring,
    To King Amurath's Pasha
    In the city of Croia,
    The city moated and walled,
    That he surrender the same
    In the name of my master, the King;
    For what is writ in his name
    Can never be recalled."

    And the Scribe bowed low in dread,
    And unto Iskander said:
    "Allah is great and just,
    But we are as ashes and dust;
    How shall I do this thing,
    When I know that my guilty head
    Will be forfeit to the King?"

    Then swift as a shooting star
    The curved and shining blade
    Of Iskander's scimetar
    >From its sheath, with jewels bright,
    Shot, as he thundered: "Write!"
    And the trembling Scribe obeyed,
    And wrote in the fitful glare
    Of the bivouac fire apart,
    With the chill of the midnight air
    On his forehead white and bare,
    And the chill of death in his heart.

    Then again Iskander cried:
    "Now follow whither I ride,
    For here thou must not stay.
    Thou shalt be as my dearest friend,
    And honors without end
    Shall surround thee on every side,
    And attend thee night and day."
    But the sullen Scribe replied
    "Our pathways here divide;
    Mine leadeth not thy way."

    And even as he spoke
    Fell a sudden scimetar-stroke,
    When no one else was near;
    And the Scribe sank to the ground,
    As a stone, pushed from the brink
    Of a black pool, might sink
    With a sob and disappear;
    And no one saw the deed;
    And in the stillness around
    No sound was heard but the sound
    Of the hoofs of Iskander's steed,
    As forward he sprang with a bound.

    Then onward he rode and afar,
    With scarce three hundred men,
    Through river and forest and fen,
    O'er the mountains of Argentar;
    And his heart was merry within,
    When he crossed the river Drin,
    And saw in the gleam of the morn
    The White Castle Ak-Hissar,
    The city Croia called,
    The city moated and walled,
    The city where he was born,--
    And above it the morning star.

    Then his trumpeters in the van
    On their silver bugles blew,
    And in crowds about him ran
    Albanian and Turkoman,
    That the sound together drew.
    And he feasted with his friends,
    And when they were warm with wine,
    He said: "O friends of mine,
    Behold what fortune sends,
    And what the fates design!
    King Amurath commands
    That my father's wide domain,
    This city and all its lands,
    Shall be given to me again."

    Then to the Castle White
    He rode in regal state,
    And entered in at the gate
    In all his arms bedight,
    And gave to the Pasha
    Who ruled in Croia
    The writing of the King,
    Sealed with his signet ring.
    And the Pasha bowed his head,
    And after a silence said:
    "Allah is just and great!
    I yield to the will divine,
    The city and lands are thine;
    Who shall contend with fate?"

    Anon from the castle walls
    The crescent banner falls,
    And the crowd beholds instead,
    Like a portent in the sky,
    Iskander's banner fly,
    The Black Eagle with double head;
    And a shout ascends on high,
    For men's souls are tired of the Turks,
    And their wicked ways and works,
    That have made of Ak-Hissar
    A city of the plague;
    And the loud, exultant cry
    That echoes wide and far
    Is: "Long live Scanderbeg!"

    It was thus Iskander came
    Once more unto his own;
    And the tidings, like the flame
    Of a conflagration blown
    By the winds of summer, ran,
    Till the land was in a blaze,
    And the cities far and near,
    Sayeth Ben Joshua Ben Meir,
    In his Book of the Words of the Days,
    "Were taken as a man
    Would take the tip of his ear."

    Vula kishte njė kohė shumė tė gjatė qė ndodhej e depozituar nė Arkivin e Muzeut Kombėtar tė Danimarkės nė njė klasifikim paraprak si njė objekt i paidentifikuar, por me origjinė nga trojet e Perandorisė Osmane. Historiku i gjetjes sė saj ėshtė tepėr interesant. Muzeu i Danimarkės e bleu vulėn nė vitin 1839, nė njė ankand pas vdekjes sė dy koleksionistėve, peshkopit Frieder Munter (1761 – 1930) dhe Hofsmedemester Peter Johan Timm (1753 – 1835). Njėri nga kėta e kishte blerė vulėn nė njė ankand nė vitin 1824, gjoja si vulė ruse. Pėrpara se tė sillej nė Muze, vula i pėrkiste Dhomės sė Artit Mbretėror. Nė vulė dallohen shkronja greke, njė nga fjalėt eshte emri i atij qė e ka pasur, Alexandros (Aleksandėr).

    Pas marrjes vula u regjistrua nė Protokollin e Muzeut tė Danimarkės, si vulė qė i pėrkiste Perandorisė Osmane, por me njė shkrim grek. Shkrimi pėrmend Shqipėrinė, Bullgarinė dhe Serbinė, vende qė qenė pjesė e Perandorisė Osmane.

    Dijetari Pentz thotė se vula ka formė ovale, ka nė qendėr njė shqiponjė dykrenare me krahė tė ngritur lart. Nė pjesėn e trupit tė shqiponjės ka njė sipėrfaqe mė tė vogėl ovale, ku ėshtė brendashkruar figura e njė kryqi. Mbi shqiponjė ėshtė njė kurorė mbretėrore, kurse nėn shqiponjė ėshtė firgura e njė kafshe ndoshta e njė dhelpre, ose e njė qeni. Rreth e qark sipėrfaqes sė vulės nė greqishten mesjetare ėshtė ky mbishkrim "ALEKSANDRI, MBRETI I SHQIPĖRISĖ, SERBISĖ DHE BULLGARISĖ". Vula pėrveē sipėrfaqes stampuese ka dhe njė sipėrfaqe afėrsisht konike prej bronzi, njė derdhje perfekte.

    Dijetari Penz u mor me studimin e saj. Mbishkrimi e quan Skėnderbeun Aleksandėr nė kujtim tė Aleksandrit tė Madh, gjė qė shpjegon dhe formen Skenderbeg. Vula e quan princin shqiptar Autokrator (Perandor) dhe Bazileus (Mbret). Kurora mbi shqiponjėn ėshtė mbretėrore.
    Simboli mė heraldik i Skėnderbeut, mė i njohuri dhe mė emblematiku, ėshtė pėrkrenarja me kokė dhie. Pėr kokėn e dhisė ėshtė folur shumė nga studiuesit, por nuk ėshtė saktėsuar se ē’pėrfaqėson koka e dhisė.

    Pėrsa i pėrket shqiponjės dykrenare ajo ėshtė parė si ndikim i stemave bizantine. Shqiponja dykrenare ėshtė njė simbol universal. Tek vula e Danimarkės nė gjoksin e shqiponjės ėshtė dhe kryqi i krishterė. Por nė pėrgjithėsi heraldika e Skėnderbeut nuk ka simbole tė krishtera. Nė njė studim timin tė mėparshėm kam thėnė se e tėrė heraldika skėnderbejane lidhet me origjinėn qė sipas vetė Skėnderbeut rrjedh nga Epiri, madje nė njė letėr tė tij Skėnderbeu i quan shqiptarėt pasardhės tė Pirros sė Madh tė Epirit. Kjo ėshtė arsyeja pse nė vulėn sekrete Skėnderbeu preferon figurėn e Ledės dhe tė Zeusit nė formė mjellme, kurse koka e dhisė ėshtė konkretisht dhia Amaltea, e cila sipas mitologjisė ushqeu me qumėshtin e saj Zeusin fėmijė. Nė shekullin I para Krishtit pranė qytetit tė Butrintit Pompon Atiku, dijetar dhe mik i ngushtė i Ciceronit, ndėrtoi vilėn e tij tė famshme tė quajtur Amaltea.
    Nga letėrkėmbini i Atikut me Ciceronin mėsojmė se vila Amaltea qe plot skulptura dhe vepra arti, si dhe pėrmendore me epigrame poetike, madje dhe njė bibliotekė me mbishkrime tė lashta. Kėshtu vėrtetohet se pranė Butrintit qe krijuar njė nga qendrat mė tė mėdha kultike dhe mitologjike pėr dhinė Amaltea. Dhia Amaltea lidhet me Zeusin dhe metamorfoza e Zeusit mjellmė ėshtė gjithashtu njė motiv i trevės sė Epirit. Skėnderbeu si njė humanist i madh i Rilindjes Evropiane e lidh origjinėn e shqiptarėve jo vetėm me ilirėt e Epirit, por dhe me simbolet mė tė spikatura tė kultit tė qerthullit zeusian nė Epir.

    Shumė materiale dhe dokumenta arkeologjike tė zbuluara nė Shqipėrinė e Jugut flasin pėr kultin e Zeusit dhe tė dhisė Amaltea. Skėnderbeu qe i vetėdijshėm pėr lashtėsinė e shqiptarėve dhe pėr mitologjitė e tyre pagane, me tė cilat krenohet. Megjithėse Atlet i Krishtit, siē u quajt nga papėt e Romės, Skenderbeu nuk pėrdori as nė flamurin e tij as nė stemat dhe vulat, motivin e Kryqit, pėrveē se nė rafigurimin e vulės sė Danimarkės.
    Le tė kujtojmė pas tyre emrat e shumė poetėve tė mėdhenj si Ronsar, Agrippa, D'Obinje, Gabriel Ferni, Amadis Jamis, Luixhi Greto, Zhan Bussier, Margarita Sarroki, Lope De Vega, Kristofor Marlou, Edmund Spencer, Bajroni i madh etj.


    Pjetėr Reguli i Viēencės, (Shekulli XVI)


    Kėshtu do tė mahnitesh o lexues nga betejat

    e kapedanėve tė famshėm heroikė.

    Ndėr to ēudi ėshtė Skėnderbeu, rrufe e luftės,

    sa kėnaqėsi do tė ndjesh kur tė lexosh pėr tė!

    Prijės i madh, trim e shpirt hero,

    kėrdi ka bėrė mbi turqit kaq mizorė!

    Se emri i tij do tė thotė "Aleksandėr i madh"



    mirėmbetsh o lexues me lavdinė e tij pėrherė!


    Domeniko de Alcenjano i Padovės, (Shekulli XVI)

    Nė qoftė se ti lexues do tė tejshohėsh

    me aftėsinė tėnde nė kėtė vepėr madhėshtore,

    ke pėr ta ēuar famėn e autorit deri nė zenith,

    se ai kėndoi Skėnderbeun, bir i njė populli tė lartė.

    Kėndoi trimėritė e bėmat e prijėsit arbėr

    qė asnjė mangut nuk i le Kamilit tė madh.

    I pakrahasueshėm nė fitore, i shkatėrroi me ngulm

    ushtritė pafund tė perandorėve sulltanė.

    Le tė gėzojė e larta Arbėri pėr kėto triumfe,

    le tė ngrejė nė qiell veprat e princit tė vet.

    Nderkohe qe te gjithe europianet shkruanin per skenderbeun ,kronistet bizantine ose e injoronin krejtesisht ose e permendnin diku dhe me nje ftohtesi te madhe <francis>.Shaku nuk ishte vdekja e tij e palavdishme sic thote dikush as kakti se ai eshte shqiptar. Nuk eshte as lavdia dhe as kombesia kriteri i ketyre kronisteve.Eshte dallimi i besimit fetar te skenderbeut qe nuk ishte as i krishtere ortodoks e as katolik por ishte "Unit".Unitet ishin per bashkimin e dy kishave .Por keto gjera dhe hollesi te asaj periudhe kishin rendesi te jashtezakonshme dhe sulltanet i shfrytezuan me shume djallezi. Skenderbeu, kjo figure 1000 vjecare e njohur ne te gjithe boten si luftetar ,politikane e filozof .Nq se e analizojme vetem per pak figuren e skenderbeut del qe ai ishte nje politikan i vertete e jo nje luftetar xhelat e katil si <Ali pash Tepelena >.Me zgjuarsine e dinakerine ai arriti shume.Mendova ta hap kete teme sepse eshte me shume interes diskutimi per kete prijes shqipetar kete figure te pavdekshme .

    Sponsored content


    HISTOTI Gjergj Kastriot-Skėnderbeu Empty Re: HISTOTI Gjergj Kastriot-Skėnderbeu

    Mesazh nga Sponsored content

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė Sun Sep 08, 2024 7:29 am