Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Similar topics

    Navigacioni

     Portali
     Indeksi
     Anėtarėt               

     Profili

    Foto Sondazh

    Gallery


    KRYENGRITJA E KOSOVĖS E VITIT 1910 Empty

    Keywords

    RSS feeds


    Yahoo! 
    MSN 
    AOL 
    Netvibes 
    Bloglines 

      KRYENGRITJA E KOSOVĖS E VITIT 1910

      avatar
      aLbDiGitaL
      Admin
      Admin


      Male
      Numri i postimeve : 57
      Age : 44
      Registration date : 15/09/2006

      Vizitoret
      Vizitoret: Vizitoret

      KRYENGRITJA E KOSOVĖS E VITIT 1910 Empty KRYENGRITJA E KOSOVĖS E VITIT 1910

      Mesazh nga aLbDiGitaL Sat Jan 13, 2007 4:44 am

      Fillimi i kryengritjes. Kuvendi i Verrave tė Llukės

      Ekspeditat e Xhavit Pashės tė vitit 1909, taksat dhe tatimet e reja, rekrutimi i detyruar ushtarak, masat pėr ēarmatimin me dhunė tė popullsisė, ndjekjet policore kundėr klubeve e atdhetarėve shqiptarė, si edhe reaksioni xhonturk kundėr shkollės e shkrimit shqip, i acaruan mė tej marrėdhėniet e shqiptarėve me qeveritarėt xhonturq. Pėrballė kėsaj gjendjeje politike, rrethet atdhetare shqiptare bėnė pėrpjekje pėr bashkėrendimin e lėvizjes nė shkallė kombėtare. Nė fundin e vitit 1909 u themelua nė Stamboll Komiteti i fshehtė shqiptar “Ja Vdekje, ja Liri!”, i cili bėri thirrje pėr formimin e njė qendre tė vetme drejtuese dhe pėr nxjerrjen e njė organi qendror shtypi pėr tė gjitha organizatat e shoqėritė atdhetare brenda e jashtė vendit. Komiteti u pėrpoq ta shtrinte veprimtarinė e tij edhe nė Shqipėri. Dhuna e egėr qė xhonturqit ushtruan pėr mbledhjen e taksave e tė tatimeve, pėr grumbullimin e armėve e tė rekrutėve ishte mė e fuqishme nė Kosovė, ku shpėrtheu hapur pakėnaqėsia e shqiptarėve. Qysh nė pranverėn e vitit 1910 qėndresa e shqiptarėve tė Kosovės merr gjithnjė e mė shumė trajtėn e njė lufte tė armatosur. Tė rinjtė, pėr t’iu shmangur shėrbimit ushtarak, dilnin nė mal dhe formonin ēeta tė armatosura. Ndėrkohė nisėn pėrgatitjet pėr aksione tė armatosura nė pėrmasa mė tė gjera. Pranvera e vitit 1910 i gjeti shqiptarėt e Kosovės tė organizuar nė grupe tė armatosura e tė pėrgatitura pėr luftė kundėr regjimit xhonturk. Veprimet e para kundėrqeveritare nisėn nė mars nė Gjakovė, por qendra e tyre u bė nė fillim Juniku, ku vepronin forcat e udhėhequra nga Halil Mehmeti. Nė muajin mars, me nismėn dhe nėn drejtimin e Idriz Seferit, u mbajt nė Gjilan njė mbledhje e shqiptarėve tė kėtij rrethi ku u diskutua rreth masave pėr organizimin e kryengritjes sė re. Nė fund tė muajit mars grupe tė armatosura fshatarėsh e malėsorėsh tė anės sė Mitrovicės, tė Vuēiternės dhe tė Llapit marshuan nė drejtim tė Prishtinės pėr tė protestuar kundėr caktimit arbitrar tė taksave. Ata ndėrprenė rrugėn Prishtinė-Prepalac. Repartet e garnizonit tė Prishtinės mė 5 prill u ndeshėn me kryengritėsit nė Babin Most. Pas pėrpjekjeve qė u zhvilluan kėtu dhe qė zgjatėn dy ditė, kryengritėsit rrethuan njė batalion tė ushtrisė osmane dhe i detyruan forcat qeveritare tė tėrhiqeshin nė Prishtinė me humbje tė ndjeshme nė njerėz dhe nė armatime. Fitorja e kryengritėsve nė Babin Most i vuri nė njė gjendje tė vėshtirė trupat qeveritare qė mbronin Prishtinėn. Garnizoni i saj pėrbėhej prej njė regjimenti kavalerie dhe njė batalioni kėmbėsorie, tė cilėt nuk ishin nė gjendje tė mbanin qytetin dhe as tė ndėrmerrnin veprime jashtė tij. Mė 7 prill u dėrgua nga Ferizaj nė Prishtinė njė kolonė e pėrbėrė prej 6-7 batalionesh. Me gjithė pėrforcimet qė i erdhėn, garnizoni i Prishtinės qe i detyruar tė qėndronte nė pozita mbrojtėse. Pas fitoreve tė para tė forcave kryengritėse, gjendja nė vilajetin e Kosovės u bė e vėshtirė pėr autoritetet xhonturke. Garnizonet ushtarake tė vilajetit ishin tė pamjaftueshme pėr ta shtypur menjėherė kryengritjen. Kryengritja u shtri edhe nė Rrafshin e Dukagjinit. Vrasja e komandantit tė ushtrisė nė Pejė, e majorit Rushit Beu, dhe plagosja e mytesarifit tė atjeshėm, Haki Beu, u pasua nga veprimet qė ēetat e Shalės dhe tė Berishės ndėrmorėn kundėr njė batalioni ushtarėsh. Nė tė njėjtėn kohė kryengritėsit e rrethinave tė Prizrenit i detyruan repartet ushtarake osmane tė mbylleshin nė qytet, ndėrsa pjesėn tjetėr tė tėrhiqej nė drejtim tė Fushė-Kosovės. Nė fillim tė prillit kryengritėsit kishin zėnė tė gjitha pikat strategjike nė afėrsi tė qyteteve tė Prishtinės, tė Pejės e tė Prizrenit. E shqetėsuar nga kėto ngjarje, qeveria xhonturke, nė mbledhjen qė mbajti mė 7 prill, vendosi qė tė merreshin masa tė rrepta ushtarake kundėr kryengritėsve. Nė mesin e muajit prill nė trevėn verilindore tė Shqipėrisė qenė pėrqendruar rreth 36-40 batalione kėmbėsorie, qė bėnin pjesė nė korpuset I, II dhe III tė ushtrisė osmane tė vendosur nė pjesėn evropiane tė Perandorisė, si dhe gjashtė bateri tė artilerisė malore e gjashtė bateri tė artilerisė fushore me 50 gryka zjarri. Pėrballė zhvillimit tė shpejtė tė ngjarjeve nė rrethet e Prishtinės, tė Pejės e tė Prizrenit, qeveria xhonturke mori masa pėr tė penguar zgjerimin e kryengritjes. Me dekretin perandorak tė sulltan Mehmet Reshatit V u shpall nė zonėn e kryengritjes gjendja e jashtėzakonshme; urdhėrohej tė shpėrndaheshin sa mė shpejt forcat kryengritėse; tė arrestoheshin dhe tė nxirreshin para gjykatės ushtarake organizatorėt e kryengritjes; tė bėhej regjistrimi i popullsisė dhe i pasurisė sė patundshme; tė zbatohej shėrbimi i detyrueshėm ushtarak; tė mblidheshin me forcė taksat etj. Porta e Lartė urdhėroi Ministrinė e Luftės qė tė pėrgatiste sa mė shpejt ekspeditėn ndėshkimore, nė krye tė sė cilės do tė vihej Shefqet Turgut pasha, njėri nga gjeneralėt mė tė zotė tė ushtrisė osmane aso kohe. Pėr tė pėrballuar ekspeditėn e madhe ushtarake qė Porta po pėrgatiste kundėr Kosovės, u pa e nevojshme tė merreshin masa organizative e ushtarake, tė cilat do tė vendoseshin nė tubimet e udhėheqėsve shqiptarė. Njė tubim i tillė u mbajt nė mesin e prillit nė vendin e quajtur Verrat e Llukės, nė afėrsi tė Deēanit. Autoritetet xhonturke, me gjithė pėrpjekjet qė bėnė, nuk arritėn ta pengonin mbledhjen e kėtij kuvendi. Agjentura e tyre, e kryesuar nga disa bejlerė tė Pejės, nuk arriti gjithashtu tė qetėsonte dhe tė shpėrndante turmat e armatosura. Tubimi u zhvillua nėn drejtimin e Shaban Binakut, tė Isa Boletinit, tė Sulejman Batushės dhe tė krerėve tė tjerė. Nė Kuvend u vendos pajtimi i tė gjitha gjaqeve deri nė Shėn Mitėr. Mė pas pjesėmarrėsit lidhėn besėn e vendosėn qė tė gjitha viset e pėrfaqėsuara prej tyre tė bashkoheshin me kryengritjen. U pėrcaktuan gjithashtu me hollėsi masat organizative dhe ushtarake pėr pėrballimin e ekspeditės sė Shefqet Turgut pashės. Kuvendi parashikonte edhe masa ndėshkuese pėr ata qė do t’i kundėrviheshin besės sė lidhur. Kuvendi i Verrave tė Llukės nuk mori vendime me karakter politik, nuk doli me kėrkesa nė rrafsh kombėtar. Me sa duket, organizatorėt e tij mendonin se kėto do tė ishin objekt i njė mbledhjeje shumė mė tė gjerė dhe me pėrfaqėsues nė shkallė kombėtare. Megjithatė, tubimi pati rėndėsi pėr zhvillimin e mėtejshėm tė kryengritjes, pėr organizimin dhe pėr bashkėrendimin e veprimeve tė saj tė armatosura. Aty u hodhėn themelet e bashkimit luftarak tė shumicės sė krahinave tė vilajetit tė Kosovės, kryesisht tė pjesės perėndimore e qendrore.
      Pėrkrahja e kryengritjes nga grupi parlamentar shqiptar

      Sapo filloi kryengritja, grupi i deputetėve shqiptarė nė parlament u vu nė mbrojtje tė saj. Mė 9 prill 1910, 13 prej tyre (nga gjithsej 26 qė pėrfaqėsonin popullsinė shqiptare nė atė organ) i paraqitėn parlamentit njė relacion pėr gjendjen e vėshtirė tė krijuar nė Shqipėri si rrjedhim i politikės nacionaliste tė Komitetit “Bashkim e Pėrparim”. Nė deklaratėn qė deputeti i Kosovės, Nexhip Draga, bėri mė 10 prill nė emėr tė grupit tė deputetėve shqiptarė e quajti tė padrejtė dhe e dėnoi vendimin e qeverisė pėr shpalljen e gjendjes sė jashtėzakonshme nė vilajetin e Kosovės. Ismail Qemali, Myfid Libohova dhe deputetė tė tjerė shqiptarė sollėn prova qė dėshmonin se ngjarjet e Prishtinės ishin pasojė e administrimit tė keq tė vendit, e sjelljeve arbitrare tė nėpunėsve vendorė, si dhe e karakterit anakronik tė mėnyrės sė qeverisjes qė zbatonin xhonturqit. Deputetėt shqiptarė folėn posaēėrisht pėr arbitraritetin nė vjeljen e detyrimeve shtetėrore nga autoritetet vendore. Nė kėtė ndikonte mungesa e legjislacionit pėrkatės, si edhe formulimet e errėta e tė papėrcaktuara mirė tė ligjeve ekzistuese. Nė Shqipėri filluan tė vileshin edhe tatime tė tilla, siē ishte ajo e oktrovės, njė taksė doganore, e cila nuk vilej ende as nė rajonet mė tė zhvilluara tė Perandorisė, si nė Stamboll, nė Izmir, nė Selanik. Deputetėt shqiptarė deklaruan se do tė ishte mė e udhės dhe mė dobiprurėse qė nė Shqipėri nė vend tė ekspeditave ushtarake tė dėrgohej njė komision parlamentar. Ata kėrkuan qė nė Shqipėri tė sendėrtoheshin hap pas hapi reforma rrėnjėsore, tė caktoheshin nėpunės tė aftė e tė ndershėm, tė cilėt tė njihnin ligjet dhe drejtėsinė. Hasan Prishtina nguli kėmbė qė ky komision tė hetonte nė vend shkaqet e kryengritjes. Duke iu pėrgjigjur deklaratave tė deputetėve shqiptarė nė parlament, kryeministri turk u pėrpoq t’i pėrligjte e t’i motivonte masat ushtarake tė qeverisė nė Kosovė me pozitėn e veēantė strategjike tė kėsaj treve dhe tė mbulonte shkaqet e vėrteta tė lėvizjes kryengritėse nė Shqipėri, tė cilėn e quante vepėr tė disa “ngatėrrestarėve”. Ismail Qemali, nga ana e tij, kėrkoi nga qeveria qė tė nxirreshin nė shesh shkaktarėt e vėrtetė tė gjendjes sė krijuar nė Shqipėri. Nė njė takim tė veēantė me ministrin e Luftės tė Perandorisė ai kėrkoi qė tė ndėrpriteshin veprimet ushtarake kundėr shqiptarėve. Por kėto kėrkesa ranė nė vesh tė shurdhėr. Qeveria pranoi se ishin bėrė disa gabime nga administrimi i keq prej disa nėpunėsve vendorė dhe premtoi se do tė merrte masa pėr riparimin e tyre. Nė tė njėjtėn kohė ajo siguroi miratimin nga parlamenti tė kėrkesės sė saj pėr dėrgimin e trupave ushtarake plotėsuese nė Kosovė. Orvatjet e deputetėve shqiptarė pėr tė penguar dėrgimin e ekspeditės ushtarake tė komanduar nga Shefqet Turgut pasha nė Kosovė nuk dhanė fryt. Edhe propozimet e tyre pėr tė dėrguar nė Shqipėri njė komision parlamentar pėr hetimin e gjendjes nė terren dhe nė mėnyrė tė veēantė tė shkaqeve tė kryengritjes u hodhėn poshtė. Qeveria xhonturke ishte tashmė e vetėdijshme se ngjarjet nė Shqipėri ishin shenjė e njė konflikti politik shqiptaro-turk, pas tė cilit fshiheshin aspiratat autonomiste tė shqiptarėve. Kėtė realitet u pėrpoq t’ua bėnte tė qartė Ismail Qemali edhe diplomatėve tė huaj nė Stamboll. Duke i pėrcjellė ambasadorit austro-hungarez, Pallaviēinit, kėrkesėn qė deputetėt shqiptarė parashtruan nė parlamentin osman, ai theksoi se shqiptarėt kėrkonin zbatimin e reformave, tė cilat do t’u pėrshtateshin rrethanave tė veēanta tė vendit dhe nevojave tė tij. Kundėrshtimi i tyre, theksonte ai, do tė ēonte nė thellimin e mėtejshėm tė kryengritjes popullore. Ismail Qemali i bėnte tė ditur pėrfaqėsuesit tė Vjenės nė Stamboll, se me kėrkesat e tyre shqiptarėt synonin tė siguronin “njė ndėrtesė mė vete”, ēka nėnkuptonte autonominė e Shqipėrisė.
      2. VEPRIMET LUFTARAKE

        Similar topics

        -

        Ora ėshtė Thu May 09, 2024 1:30 am