Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Similar topics

    Navigacioni

     Portali
     Indeksi
     Anėtarėt               

     Profili

    Foto Sondazh

    Gallery


    Dokumentet e para te shqipes se shkruar Empty

    Keywords

    RSS feeds


    Yahoo! 
    MSN 
    AOL 
    Netvibes 
    Bloglines 

      Dokumentet e para te shqipes se shkruar

      tesaqoklli
      tesaqoklli
      Moderator
      Moderator


      Female
      Numri i postimeve : 127
      Age : 43
      Vendhodhja: : gjakove
      Profesioni: : administratore
      Interesat: : vetem argetim
      Registration date : 27/05/2007

      Vizitoret
      Vizitoret: Vizitoret

      Dokumentet e para te shqipes se shkruar Empty Dokumentet e para te shqipes se shkruar

      Mesazh nga tesaqoklli Mon May 28, 2007 8:37 pm

      Dokumentet e para te shqipes se shkruar Smile

      Arrow Dokumentet e para te shqipes se shkruar
      --------------------------------------------------------------------------------
      Dokumentet e para te shqipes se shkruar
      1. Formula e Pagezimit (1462)
      2. Fjalori i Arnold Fon Harfit (1497) dhe
      3. Perikopeja e Ungjillit te Pashkes ( fundi i sh.XV-fillimi sh.XVI)
      Nen pluhurin e arkivave te Evropes dhe sidomos te atyre te Vatikanit mund te gjenden edhe shume dokumente te tjera, ndoshta me te plote e me domethenes.
      1. Me i vjetri nder keto tri dokumente eshte "Formula e pagezimit"
      Ajo i perket vitit 1462. Eshte nje fjali e shkurter ne mes te nje shkrimi latinisht.
      Kryepeshkopi i Durresit, Pal Engjelli, mik e bashkepunetor i Skenderbeut (1417-1469), gjate nje vizite ne dioqezen e tij gjeti shume te meta e mangesi ne punet e ushtrimit te fese. Per t'i shmangur ato ai leshoi nje qarkore ne gjuhen latine. Kjo qarkore eshte leshuar nga nje kishe ne Mat dhe mban daten 8 nentor 1462. Me ane te saj, ndermjet te tjerash, ai jepte leje qe, ne ato kohe lufterash kur prinderit nuk kishin mundesi t'i dergonin femijet ne kishe t'i pagezonin vete ne shtepi, duke thene shqip ne kete ceremoni
      " Formulen e pagezimit" qe eshte: "Un te pagezonj pr'emen't Atit e t'birit e t'shpirtit shenjt".
      Formula eshte shkruar ne dialektin e veriut me shkronja latine.
      Gjuha e tekstit dhe vlerat e perdorimit ne shqip te disa shkronjave latine kane nje afri shume te madhe me vepren e Buzukut, cka te ben te mendosh se shkrimi i shqipes duhet te kete pasur nje tradite me te vjeter, ku jane mbeshtetur te dy; edhe shkruesi i kesaj formule, edhe Buzuku. Dokumenti u zbuluar me 1915 nga historiani rumun Nikola Jorga ne nje nga bibliotekat e Milanos, Itali.
      2. Me te njejtin alfabet latin eshte shkruar ne shekullin e XV edhe dokumenti i dyte i gjuhes shqipe. Fjalorthi i Arnold fon Harfit, i vitit 1497
      Udhetari gjerman Arnold Fon Harf (1417-1505) ne vitin 1496, u nis nga Kelni, per te bere nje vizite ne tokat e shenjta, ne Palestine, udhetim qe e kreu per tre vjet. Ne vitin 1497 ai kaloi ne bregdetin e Shqiperise dhe konkretisht ne Ulqin, Durres e Sazan. Gjate ketij udhetimi per te komunikuar sadopak me njerezit, ai shenoi 26 fjale shqipe, 8 shprehje e numrat 1 deri 10 dhe 100 e 1000 te shoqeruar me perkthim ne gjermanisht. Jane fjale te zakonshme si: uje, vere, buke, mish etj., qe iu deshen udhetarit ne jeten e tij te perditshme sa qendroi ne Shqiperi.
      Me pershtypjet e udhetimit Harfi la ne gjermanisht nje doreshkrim, i cili u botua me 1860, pas tre shekujsh e gjysme. Ketu gjendet edhe ky Fjalorth i vogel i gjuhes shqipe, i cili perben dokumentin e dyte te shqipes se shkruar.
      Udhetari, pervec listes se fjaleve, shprehjeve e numeroreve, ka lene edhe disa shenime ne ato vende te bregdetit shqiptar ku kaloi. Nder te tjera ai shkruan se "Ulqini eshte nje qytet shqiptar i bukur e i vogel". Per Shkodren megjithese kaloi neper te, ngaqe udhetimi Ulqin-Durres, e beri me det, thote "se eshte nje qytet i madh i sapo pushtuar nga osmanet". Ishullin e Sazanit e pershkruan "si nje liman te mire deti, ku ka shume anije, ne krahun e majte te te cilit ndodhet nje fshat i madh me 2000 vatra, i quajtur Vlore" etj.
      3. Perikopeja e Ungjillit te Pashkes ( fundi i sh.XV-fillimi sh.XVI). Eshte dokumenti i trete i shqipes se shkruar
      Ai i perket fundit te shekullit XV ose fillimit te shekullit XVI. Ky dokument perbehet nga 2 pjese te vogla bible ne gjuhen shqipe qe u gjeten ne nje doreshkrim greqisht te shekullit te XIV, me te cilin ato nuk kane asnje lidhje. Ato jane ne dialektin e Jugut, te shkruara me alfabetin grek. Keto fakte tregojne se gjuha shqipe ne ate kohe duhet te kete qene shkruar jo vetem ne Shqiperine e Veriut, por edhe ne Shqiperine e Jugut.
      Po para ketyre tri dokumenteve a ka qene e shkruar gjuha shqipe?
      Kjo eshte nje pyetje qe deri me sot nuk ka gjetur pergjigje te plote. Shume te dhena na bejne te mendojme se shqipja duhet te kete qene shkruar edhe me pare. Nder te tjera arqipeshkvi francez i Tivarit, i njohur me emrin Brokard, qe ka shetitur shume vende te Evropes dhe te Azise, ne nje relacion latinisht te vitit 1332 shkruante:"Sado qe shqiptaret kane nje gjuhe fare te ndryshme nga gjuha latine, prape ata kane ne perdorim edhe ne tere librat e tyre shkronjen latine". Ky fakt te ben te mendosh se shqipja duhet te kete qene shkruar te pakten qe ne shekullin XIV. Por kjo deri me sot nuk eshte e dokumentuar.

        Similar topics

        -

        Ora ėshtė Sun Sep 08, 2024 7:21 am