Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Navigacioni

 Portali
 Indeksi
 Anėtarėt               

 Profili

Foto Sondazh

Gallery


HISTORI Per Ukshin Hotin Empty

Keywords

RSS feeds


Yahoo! 
MSN 
AOL 
Netvibes 
Bloglines 

    HISTORI Per Ukshin Hotin

    Archi
    Archi
    Anėtar/e
    Anėtar/e


    Male
    Numri i postimeve : 156
    Age : 45
    Registration date : 26/09/2006

    Vizitoret
    Vizitoret: Vizitoret

    HISTORI Per Ukshin Hotin Empty HISTORI Per Ukshin Hotin

    Mesazh nga Archi Sun Oct 01, 2006 5:04 am

    Ku ėshtė Ukshin Hoti eshte vdekė apo mbahet diku Robė e shumė Qka tjeter rreth Ukshin Hotit



    HISTORI Per Ukshin Hotin I%20madhi%20ukshin%20hoti%20%20www.qerkinaj.com
    Ku ėshtė Ukshin Hoti?!
    Ėshtė gjallė apo i vrarė?
    - Pėr fatin e intelektualit martir shqiptar Ukshin Hoti nuk dihet fare qė nga 16 maj 1999, kur kishte mbaruar afatin e vuajtjes sė dėnimit politik prej 5 vjetėsh. Tė burgosurit shqiptarė dėshmojnė se nė pėrcjellje tė tre zyrtarėve tė sigurimit serb atė ditė aiėshtė nxjerrė nga burgu i Dubravės (Istog, Kosovė), ku ishin sjellė mė parė tė burgosurit shqiptarė nga burgu i Nishit (Serbi).
    Pas bombardimeve tė NATO-sė mė 19 maj 1999, nė burgun e Dubravės ka ndodhur masakra mė e pėrgjakshme: janė ekzekutuar e masakruar 173 tė burgosur shqiptarė nga forcat serbe.

    Lirojeni Ukshin Hotin! - thėrrasin sot mijėra protestues shqiptarė me portretin e Ukshin Hotit nė duar dhe pėr 3500 tė zhdukur e 2000 tė burgosur shqiptarė, qė mbahen ende pengje nėpėr burgjet e Serbisė.
    Ku ėshtė biri, babai dhe vėllai ynė?- presin nė ankth fėmijėt dhe familja e tij. (Babanė e vėllanė e Ukshin Hotit i kanė vrarė kiminelėt serbė, bashkė me 30 kusherinj tė tij e 174 bashkėfshatarė tė Krushės sė Madhe tė Rahovecit.)
    Ėshtė gjallė apo i vrarė Ukshin Hoti? - dyshojnė me plot drojė intelektualėt shqiptarė sot.
    Shumė pye
    tje, shumė drojė e shumė dhembje pa pėrgjigje deri mė sot.
    Ndėrkohė shumė tė zhdukur janė gjetur tė vrarė. Disa janė indentifikuar nėpėr burgjet serbe, ndėrsa disa janė liruar. Flitet edhe pėr pengje tė luftės nė Serbi. Marrėveshja e Kumanovės nuk pėrfshin ēėshtjen e tė burgosurve dhe tė pengjeve tė luftės.

    Pėr prof. Ukshin Hotin asnjė gjurmė!
    Hesht Kryqi i Kuq Ndėrkombėtar. Hesht Tribunali i Hagės. Heshtin UNMIK-u e KFOR-i. Heshtin asociacionet humanitare ndėrkombėtare edhe pas tetė muaj ēlirimi tė Kosovės!
    Kush ėshtė Ukshin Hoti?
    Profesor Ukshin Hoti ka lindur mė 1943 nė Krushė tė Madhe tė Rahovecit. Ka mbaruar studimet pasuniversitare tė shkencave politike dhe ka specializuar marrėdhėniet ndėrkombėtare nė universitetet amerikane tė Ēikagos, Harvardit nė Kembrixh-Boston dhe nė Uashington D.C. , mė 1978-1979.
    Ukshin Hoti ėshtė profesor i Universitetit tė Prishtinės dhe publicist e politikolog i shquar shqiptar. Ai ėshtė autor i veprave "Lufta e ftohtė dhe detanti" ,1975 dhe "Filozofia politike e ēėshtjes shqiptare", 1995.
    Ukshin Hoti ėshtė veprimtar politik dhe kryetar i partisė UNIKOMB-i tė Kosovės.
    Profesor Ukshin Hoti sot ėshtė ndėr intelektualėt mė tė guximshėm, mė tė vendosur dhe mė parimorė shqiptarė.
    Ai ėshtė ndėr intelektualėt mė tė pėrndjekur shqiptarė nga regjimi serb. Mė 1981 ėshtė burgosur, ndėrsa mė 1982 ėshtė dėnuar me 9 vjet burg ( ka vuajtur 3,5 vjet), pėr shkak se ka pėrkrahur publikisht kėrkesat studentore pėr Republikėn e Kosovės. Nė muajt mars e prill 1993 ka vuajtur burgim, pėr shkak tė organizimit tė homazhit pėr martirėt e rėnė. Nė maj 1993 ėshtė pėrgjakur publikisht nga policia serbe. Mė 15 maj 1994 ėshtė arrestuar, ndėrsa mė 28 shtator 1994 ėshtė dėnuar me 5 vjet burg, pėr shkak tė mendimit e veprimit tė lirė publik.
    Intelektualėt shqiptarė e kanė vlerėsuar lart figurėn dhe personalitetin e Ukshin Hotit.
    Akademik Rexhep Qosja: "Ukshin Hoti- ky sot ėshtė smbol i vetėdijes historike, i ndėrgjegjes dhe i qėndresės sė pamposhtur shqiptare. Nuk ėshtė e ēuditshme pse ky ėshtė emri mė i kuptimshėm, mė domethėnės, mė frymėzues nė jetėn tonė politike sot. Dhe, kjo tregon se populli ynė e ēmon, ashtu siē duhet, njeriun e gatshėm pėr sakrifica. Dua tė besoj se Ukshin Hoti do tė dijė ta mbajė si duhet domethėnien gjithėkombėtare, qė rrezaton sot emri i tij."
    Shkrimtari i madh Ismail Kadare: "Kam frikė se pikėrisht ky nivel i lartė ka qenė edhe burim i fatkeqėsisė, qė e ka ndjekur hap pas hapi kėtė martir...Ėshtė e papranueshme qė njė personalitet i njė populli, pavarėsisht se ē'partie i pėrket, ose nuk i pėrket, tė mbahet nė zinxhirė. Ėshtė fyerje pėr krejt atė popull. Mė fort se kurrė, kombi shqiptar ka nevojė pėr njerėz tė aftė e me nivel tė lartė. Njerėzit e zotė janė princat e vėrtetė tė njė kombi. Pėr fat tė keq, princat goditen shpesh nė mėnyrė tė vdekshme."
    Fati i Ukshin Hotit sot ėshtė njė ēėshtje morale e njerėzimit.
    Organizatat ndėrkombėtare duhet ta kėrkojnė profesor Ukshin Hotin te Serbia, sepse nė momentin e fundit ai ishte nė duar tė saj. Tė kėrkojnė pėrgjigje nga ajo, sepse ai ishte i burgosur politik.
    Qė, mė nė fund, tė tregojė: ėshtė gjallė apo i vrarė?!
    Nėse mbahet peng i Kosovės-tė tregojė. Nėse e ka vrarė- sėrish tė tregojė ku janė eshtrat e tij!
    Ka shumė konventa ndėrkombėtare qė obligojnė pėr kėtė


    [color=#000000]"Rilindja": Pse nuk iu dha fjala familjarėve tė Ukshin Hotit
    Ėshtė vėshtirė tė niset njė shkrim nga fundi, aq mė tepėr nėqoftėse figurė qendrore e atij shkrimi, duhet tė jetė askush tjetėr pėrpos ideologut tė lėvizejs ēlirimtare mbarėshqiptare, mr. Ukshin Hoti.
    Pse niset shkrimi sė prapthi?
    Mė 4 mars nė Tetovė nė organizim tė Shoqatės sė ish-tė Burgosurve dhe tė Pėrndjekurve Politik Shqiptar nė Maqedoni, u organizua njė tribunė pėr tė burgosurit shqiptar, qė edhe mė tej gjenden nė burgjet e Serbisė, me titull "Tė tjerėt pėr Ukshin Hotin", me theks tė veēantė pėr fatin e mr.Ukshin Hotit. Ē’ndodhi nė tė vėrtetė, pse niset shkrimi sė prapthi? Nė momentin kur tė gjithė tė pranishmit prisnin qė nė foltore tė paraqitet edhe motra e Ukshin Hotit, Myrvetja e cila njėkohėsisht ka qenė edhe mėnyra e vetme e tij pėr tė komunikuar me opinionin shqiptar, dhe atė tė jashtėm disa vite me radhė, drejtuesi i tribunės dhe kryetar i shoqatės e cila e organizoi kėtė tribunė, z.Xhevat Ademi papritmas deklaroi se pėr arsye se mr.Ukshin Hoti nuk i takon vetėm familjes sė tij, nuk do t’ia japė fjalėn zonjės Myrvete. Eshtė e vėrtetė se Ukshin Hoti, ka kohė qė nuk i ka takuar dhe as tani nuk i takon vetėm familjes sė tij, por i takon tėrė kėtij populli, por mos ndoshta me njė veprim tė tillė nuk fillon edhe definitivisht anatemimi i familjes sė tij, e me kėtė edhe i vet Ukshin Hotit. Kush mė mirė se motra e tij e njeh Ukshin Hotin. Kush mė tepėr se ajo ėstė angzahuar pėr jetėn dhe lirimin e tij. Pse Xhevat Ademi nuk i lejoi edhe asaj tė thotė atė ēka din pėr jetėn e tij dhe veprėn e tij, aq mė tepėr kur e dijmė qė zonja Myrvete ėshtė njeriu mė i afėrt i Ukshin Hotit. Tė fillojmė ashtu siē duhet tė shkruhet njė shkrim, pra nga fillimi.
    Ēka u tha nė kėtė tribunė pėr jetėn dhe veprėn e Ukshin Hotit
    Ps fjalės pėrshėndetėse tė kryetarit tė shoqatės dhe organizatorit tė kėsaj tribune Xhevat Ademit, i pari e mori fjalėn Fadil Bajrami, deputet nė parlamentin e Maqedonisė dhe bashkėpunėtor i Ukshin Hotit gjatė kohės sė qėndrimit tė tij nė Lubjanė. Fadil Bajrami kryesisht u pėrqendrua nė aktivitetet e tyre nė botimin e revistės DEA nė Slloveni. Mė pas nė foltore u paraqitėn edhe oratorė tė tjerė siē janė Berat Luzha kryetari i Shoqatės sė Burgosurve nė Kosovė dhe kryeredaktor i tė pėrditshmes "Rilindja" i cili kryesisht u ndal nė gjendjen e pėrgjithshme tė tė burgosurve shqiptarė nė burgjet serbe pėr tė pėrfunduar fjalimin e tij se "detyra jonė ėshtė qė tė bėjmė gjithēka pėr ta". Mė shumė interesim tek tė pranishmit zgjoi fjalimi i Abdylxhemil Alimanit, ish tė burgosurit mė tė njohur shqiptar nga Maqedonia, i cili nė burgjet serbe vuajti mbi 12 vjet burg pėr shkak tė rastit tė Paraqinit. Ai u pėrqėndrua mė tepėr nėt takimet e tij me Ukshin Hotin gjatė vuajtjes sė dėnimit nė burgjet e Nishit dhe nė atė tė Dubravės. Ai theksoi se profesor Ukshini nga burgu i Dubravės ėshtė liruar mė 16 maj i pėrcjellur nga agjentėt e sigurimit serb, gjė tė cilėt siē theksoi ai kanė mundur ta shohin disa tė burgosur nga dritaret e burgut.
    Mė sė tepėrmi nė foltore u ndal Moikom Zeqo nga Tirana i cili nė ēdo moment parashtronte dilemėn se ėshtė apo nuk ėshtė gjallė Ukshin Hoti dhe "citonte" aq shpesh zonjėn Myrvete, motrėn e profesor Ukshinit, saqė fitohej pėrshtypja se ai njeri tėrė kohėn rri me tė, e jo se me tė ndoshta nuk ėshtė takuar asnjėherė.
    Nė foltoren e kėsaj tribune "defiluan" edhe shumė oratorė tė tjerė: prof.dr.Esat Stavileci, pėrfaqėsuesi i PEN qendrės daneze Kristijan, Milaim Fejziu kryetar i Forumit pėr tė drejtat e njeriut nė Maqedoni, Sherif Konjufca, dr.Liman Rushiti dhe Rami Kamberi.
    Nga kjo tribunė doli si kėrkesė imediate tė gjithė aktorėve politik shqiptar, qendrave vendosėse evropiane dhe botėrore dhe z. Bernard Kushner qė tė bėjnė ē’ėshtė e mundur pėr identifikimin e vendndodhjes sė mr.Ukshin Hotit si dhe lirimin e pakusht tė tij dhe tė tė gjithė tė burgosurve dhe pengjeve shqiptare nga burgjet e Serbisė.
    Nė tė gjithė tė pranishmit nėnshkruan edhe njė peticion i cili sė bashku me kėrkesat e lartpėrmendura do t’ju dėrgohen tė gjitha instancave relevante shqiptare dhe botėrore.

    Ēka mund tė thoshim pėr nė fund
    Nė kėtė tribunė u thanė shumė fjalė tė mėdha. U tha se Ukshin Hoti, shumė herėt e kuptoj se politika gandiste e Rugovės do tė dėshtojė, prandaj shqiptarėt duhet tė pėrgatiten. Nuk u harrua tė thuhet se dhimbja mė e madhe pėr shqiptarėt momentalisht janė tė burgosurit nė burgjet e Serbisė dhe nuk mund tė ketė liri dhe paqe nė Kosovė derisa ideatori i kėsaj ėshtė i burgosur. U pėrmend ajo se me fatin e Ukshin Hotit dhe tė tjerėve dhe me ēėshtjen e Kosovės Lindore, nuk duhet tė merremi si me larje borxhi, por si me nevojėn pėr ujė dhe bukė. U theksua edhe ajo se nė kohėn nėpėr tė cilėn kalon Kosova sot, asaj i mungon mendja e ndritur dhe brilante e Ukshin Hotit. Tė gjitha kėto u thanė nė tribunėn me titull "tė tjerėt pėr Ukshin Hotin". Por, megjithatė vetėm u thanė. Pasi ata tė cilėt duhet tė veprojnė nė kėtė drejtim, subjekti politik shqiptar nė tė gjitha trojet shqiptare sikur dėshiron me ēdo kusht tė harrojė kėtė njeri. Athua pse?
    Pse nuk mundemi ne shtatė, tetė apo nėntė milion shqiptarė (pasi edhe vet nuk e dimė se sa jemi), nuk mund tė bėjmė pėr njė njeri tė vetėm aq sa bėri ai i vetmuar pėr tė gjithė ne (shtatė, tetė apo nėntė milion). Shtrohet pyetja mos vallė ai ėshtė mbinjeri me formė tė njeriut? Ligjet e ēdo shteti thonė se tė gjithė njerėzit janė tė njėjtė apo tė barabartė. Religjionet gjithashtu thonė se nuk ka mbinjeri nė kėtė kohė. Atėherė pse ne (shtatė, tetė apo nėntė milion) shqiptarėt nuk mund tė bėjmė pėr njė njeri, aq sa ai njeri bėri pėr tė gjithė ne.
    Lind edhe njė pyetje e cila u parashtrua edhe nė tribunėn e lartpėrmendur: "deri kur, ne shqiptarėt do tė vonohemi, sė paku kėtė tren duhet ta zėmė, qoftė edhe nė vagonin e fundit".

    Megjithatė nė fund tė kėtij shkrimi do tė kisha parafrazuar vetė trurin e dijes politike shqiptare, mr. Ukshin Hotin: Shqipėrinė e pabėrė, bėje Shqipėri tė bėrė. Bėje ose vdis.
    - Kjo ėshtė Filozofia Politike e Ēėshtje Shqiptare
    Archi
    Archi
    Anėtar/e
    Anėtar/e


    Male
    Numri i postimeve : 156
    Age : 45
    Registration date : 26/09/2006

    Vizitoret
    Vizitoret: Vizitoret

    HISTORI Per Ukshin Hotin Empty HISTORI Per Ukshin Hotin KOSOVA DHE EVROPA

    Mesazh nga Archi Sun Oct 01, 2006 5:07 am

    KOSOVA DHE EVROPA
    ]Pjesa e parė![
    FILOZOFIA E ĒĖSHTJES SHQIPTARE


    Nė qoftė se pėrdorimi i nocioneve nė jetėn e pėrditshme ėshtė lidhur me dukuri tė njė rėndėsie tė caktuar shoqėrore, atėherė nuk ėshtė krejt njėsoj se ē'do tė nėnkuptohet realisht me to. Pėr shumicėn e tyre supozohet se janė terėsisht tė njohura, por njė analizė pak mė e thelluar e pėrmbrajtjes sė tyre nuk e pėrjashton mundėsinė e kostatimit tė kundėrt, vetėm pjesėrisht tė saktė, ose edhe tė manipulimit tė qėllimshėm me pėrmbajtjen e tyre. Pėr kėtė shkak, por edhe pėr shkaqe tė tjera tė lidhura me temėn nė shqyrtim, nuk do tė ishte i tepėrt precizimi i vetėm disa tyre, si, p.sh. i termave "politikė", "politikė e jashtme/ e mbrendshme", "politikė ndėrkombėtare", "Evropė" etj, tė cilat nė kontekst tė rrethanave ekzistuese apo tė ndryshuara, nė kontekst tė qėllimit tė zhvillimit tė proceseve dhe tė paraqitjes sė dukurive tė caktuara, nuk mund tė kenė domethėnie tė njėjtė, statike.Nė tė vėrtetė, analiza e pėrdorimit tė tyre nė kontekstin e dhėnė shoqėror do tė ishte me rėndėsi tė shumėfishtė, por pėr shkak tė qėllimit tė parashtruar tė temės, vetėm pjesėrisht mund tė pėrqėndrohemi nė tė, duke filluar nga supozimi se ėshtė nė dobi tė shtjellimit tė saj (d.m.th. tė temės) dhe jo me qėllim tė shkoqitjes sė kuptimeve dhe tė nėnteksteve qė do ta dilnin nga njė analizė e tillė.
    Nga ana tjetėr vėshtirėsitė nė precezimin e termave politikė janė tė lidhura me faktin se ligjshmėritė e zhvillimit shoqėror, dhe dukuritė qė i pėrcjellin ato, kurnjėherė nuk manifestohen ddrejtpėrsėdrejti, por tėrthorazi. Pėr disa nga kėto dukuri nuk egzistojnė terma adekuatė, jo vetėm nė gjuhen shqipe, por ehde nė gjuhėt e tjera, m tė cilat shėrbehemi mė sė shpeshti. Ndėrkaq, pėr dukuritė e tjera qė nuk egzistojnė tek ne kemi huazuar fjalė tė huaja, por shumė erė pa we precizuar kuptimin e tyre. Dukuria e ndarjes sė shoqėrisė hinduse e kastave tė ndryshme, p.sh., nuk guxojnė as tė preken nė mes tyre. Kėsaj fjale tek ne mė sė shpeshti i jepet kuptimi i shtresės, fjalė sė cilės megjithatė i mungon rigoroziteti i fiskimit tė raporteve, tė cilat i nėnkupton shprehja "kastė" e Indisė. Mirėpo, vėshtirėsitė mė tė mėdha lidhen me faktin se subjektet politike, gjatė fazave tė ndryshme tė zhvillimit tė ndponjė dukurie, duke e synuar kontrollimin e tyre me metoda tė mndryshme dhe pėrmes mjeteve tė komunikimit, qėllimisht ua ndryshojnė kuptimin fjalėve dhe ua japin pėrmbajtjen qė u pėrshtatet interesave tė tyre nė momente tė caktuara politike. Shembuj tė kėtillė ka mjaft. e Tėrė historia politike e cilit do vend nė botė ėshtė e mbushur me fakte tė tilla. Mirėpo ėshtė detyrė e linguistėve qė tė gjejnė nė gjuhėn shqipe fjalėt adekuate pėr tė shėnuar dukuri tė veēanta politike. Pėr ketė shkak kėtu do tė pėrqendrohemi nė nocionet e mė me interes pėr temėn tonė nė shqyrtim. "Zoon-politikon"- Politika- strukturė e qenies sė njeriut Termi i shquar i Aristotelit "zoon" (gr.:kafshė) e nėnkuptonte pjesėtarin e polisit (qytetit antik grek). Ky pjesėtar kishte tė drejtė tė merrte pjesė nė rregullimin e punėve tė polisit- shtet. Rregullimi i punėve nė polisin antik ishte i gjithėmbarshėm dhe gjithė-pėrfshirės. Prandaj njė gjė e tillė nėnkuptonte qė etika, politika dhe ekonomia tė shkonin bashkė, d.m.th. tė ishin njė. Njeriu, natyrshėm, ishte qenie shtetėrore pėr tė cilin konvergimi me shtetin ishte gjithmonė karakteristik si njė "strukturė me rėndėsi e qenies" (shih: Vilfred Rührich- W.D. Narra, Politika kao znanost, Zagreb, 1989, f28). Me fjalė tė tjera, njeriu antik i kohės sė Aristotelit nė polisin (qytet-shtetin) e tij e gjente formėn e ekzistimit tė mundshėm, mė tė sigurt, formėn e realizmit tė tij si njeri. Mirėpo ai kėtė e bėnte spontanisht. Nė kėtė mėnyrė ai e kishte ndjekur karakterin e tij, njė veti natyrale njerėzore. Shumė mė vonė, Hegeli, njė spontanitet tė tillė tė konvergimit tė njeriut me shtetin do ta ngrejė nė nivelin e aktit tė vetėdijshėm dhe njeriu (d.m.th ai i Hegelit) do ta realizojė veten nė organizimin e shtetit ideal borgjez. Ndėrkaq te Marksi shteti i tillė do tė shuhet nė "perandorinė e lirisė", tė "ēliruar nga detyrimi i punės ("mbretėria e domosdosė") dhe njeriu i realizuar nė kėtė mėnyrė nuk do tė ketė nevojė pėr politikė, sepse ai vetė do tė jetė politikė. Kjo pikė e botėkuptimit tė Marksit do tė tregohet nė praktikė si utopi dhe do tė cilėsohet si e tillė. Mirėpo realizimi i plotė i njeriut nė shtet pėr tė gjithė teorikėt, pavarėsisht nga synimet e tyre, akoma mbetet utopi. Konvergimi i njeriut me shtetin te Aristoteli, p.sh., nuk e nėnkuptone kategorinė e shkllevėrve, sikundėr qė tek Hegeli, liberalizmi borgjez mbetet i kufizuar. Megjithatė, politika dhe ekonomia edhe mė tutje do tė shkojnė sė bashku. Njė sociolog gjerman kėsaj do t'i japė kuptim praktik: "Autoriteti, fama ose prestigji i shtetit, - thekson ai, -ndikojnė ekonomisht nė mėnyrė produktive" (shih Alfred von Martin, Sociolog gjerman der Renaissance...Frankfurt am Wein, 1949). Njėherit kjo e shpjegon edhe dukurinė negative tė pranishme nė shoqėritė bashkėkohore nė zhvillim, kur politika vihet nė funksion tė pasurimet privat tė bartėsve tė saj dhe konsiderohet si rrugė e lehtė pėr "t'u bėrė i famshėm!"

    Politika- intelekt llogaritės dhe talent profesional
    Nė kohėn e Rilindjes (Renesancės), mbisundonte bindja se aftėsia e njeriut konsiston nė superioritetin e arsyes mbi ekzistencėn, besim i cili pastaj e pėrcaktonte edhe luftėn si shkencė dhe si mjeshtri (Makiaveli, p.sh., herė-herė kishte qenė strateg ushtarak nė qytetin e tij tė lindjes). Besimi i tillė e karakterizonte epokėn borgjezo-tregtare, e cila politikėn e konsideronte si ēėshtje tė intelektit llogaritės dhe tė talentit profesional (Rürrich-Narra, vep.cit.f.29). Intelekti i kėtillė llogaritės duhej tė vihej nė shėrbim tė pasurimit tė tregtarėve q2ė e pėrbėnin bėrthamėn e borgjezisė sė ardhme. Ndėrkaq, talenti profesionalduhej tė vihej nė funksion tė zgjerimit tė qyteteve tregtare. Kjo e presupozonte kuptimin e politikės si shkencė, mjeshtri dhe aftėsi nė funksion tė forcimit tė pozitės sė qyteteve tregtare dhe tė treg4tarėve si klasė nė forcim e sipėr.
    Pragmatizimi i tillė politik dhe tė kuptuarit pragmatik tė politikės tė Hobsi, nė sek. XVII e merr formėn e pushtetit, si kategori qendrore politikės. Meqenėse tė drejtėn natyrale e definon si shumė tė tė drejtave tė pakufizuara tė individit, atėherė, sipas Hobsit, ėshtė e ntyrshme qė individėt tė bien nė konflikt me njėri-tjetrin ("Homo homini lupus est"). Pėr shkak se nje gjendje e tillė do tė rezulonte nė kaos, individėt e lidhur me kontratė heqin dorė vullnetarisht nga tė drejtat e tyre (sė paku nga njė pjesė e tyre) nė favor tė shtetit. Nė kėtė mėnyrė, subjektet i nėnshtrohen pushtetit tė vetėformuar qendror. Kėshtu mė nė fund shteti mund tė shndėrrohej nė njė "lidhje politike" (verband). Qė prej kėndej, nocioni i politikės lidhet me pushtetin, i cili pėr Maks veberin do tė thotė "shans qė personat e caktuar t'i binden urdhėrit me pėrmbajtje, tė caktuar". Ndėrkaq, "pushteti" pėr Veberin, "ėshtė fuqi legjitime nė harmoni me tė drejtėn". Ai mbėshtetet mbi "pajtushmėrinė mbi legjitimitetin". Pėr ndryshhim nga kjo, fuqinė ose forcėn e pastėr e definon si" ēdo shans osse mundėsi qė brenda njė raporti social tė imponohet vullneti i njeriut edhe pėrkundėr rezistencės" (M. Weber Wirtschaft und Gessellschaft". T bingen, 1976,f.556).


    E Vėrteta e kohshme (kohėsisht e pėrcaktuar) e shkencės
    Botėkuptimi i tillė i politikės si intelekt apo shkencė nė funksion tė interesave tė caktuara mbėshtetet mbi funksionin e politikės si shkencė qė nė fillim tė konstituimit tė saj. Ishte e lidhur me rraportin e njeriut ndaj natyrės, ose me pėrpjekjet e tij qė ta kontrollojė natyrėn. Mirėpo, nė kėtė funksion, d.m.th tė mbizotėrimit tė natyrės nga ana e shoqėrisė, vetė zhvillimi i shkencės dhe i teknologjisė e ka rrezikuar natyrėn: e ardhmja tani paraqitet si "obligim i sjelljes kolektive dhe politikės moderne". "Nuk ėshtė e mundur as tė paramendohet,- konstatojnė Rührih dhe Narra,- se ēfarė vdekje masovike dhe vrasje masovike do tė shkonte me njė situatė tė tillė pas thirrjes: le tė shpėtojė kush tė mundet" (Rührich-Narra, vep.cit.f.6). Ajo qė e ka mundėsuar njė zhvillim tė tillė negativ tė gjėrave, qė e ka reduktuar politikėn nė intelekt tė ftohtė llogaritės e pa ndjenja, sipas disaa teorikėve dhe filozofėve, ėshtė vetė funksioni i pavarėsuar i zhvillimit tekniko-shkencor. Kėtė pavarėsim tė funksionit tė shkencės, gjatė procesit tė zhvillimit tė saj, e ve re sidomos Maks Horkhaimer. Atij i duket se ėshtė me rėndėsi vetėm kompleksi funksional i shkencės pėr tė konstatuar se *ajo qė zakonisht merret si qėllim- lumturia e individit, shėndeti dhe pasuria, domėthėnjen e vet e fiton ekskluzivisht nga mundėsia qė tė bėhet funksionale". Funksionalitetin e tillė tė dijes megjithatė e vė nė funksion tė prodhimit material dhe shpirtėror (shih Maks Horkhaimer, zur Kritik der instrumentellen Vernunft, Frankfurt a/M. 1967.f.94). Kėtė e kishte bėrė mė parė edhe Marksi: "Ai vetė (d.m.th njeriu) pėrkundrejt materies nė natyrė paraqitet si fuqi natyrale" (Kapitali-I). Mirėpo, pa marrė parasysh shkakun, mbetet fakti se zotėrimi me sendet, me natyrėn, qė njėkohėsisht ėshtė edhe zotėrim me njerėzit, nė kohėn moderne, "godet prapa mbi qenien dhe mbi vetėdijen e njerėzve" (Max Horkheimer und Theodor Adorno, Dialektik der Autkl'rung, Amsterdam 1947, f.56, dhe nė pėrkthimin serbokroat: Dijalektika prosvetitelsjtva, Sarajevo, 1974, f54). Goditja e tillė prapa, nė kohėn e sotme manifestohet si frikė nga "vdekja masovike" dhe nga "vrasja masovike", tė cilat rezultojnė nga fakti se, nė njėren anė, ėshtė plaēkitur planeti, pėr shkak tė tedencės sė vazhdueshme pėr ndėrtimin e shoqėrisė sė mirėqenies, dhe nga ana tjetėr, pėr shkak se shumica e njerėzimit ėshtė reduktuar nė nivel tė ekzistencės. Andaj, njerėzimit nė tėrėsi, i kanoset edhe natyra (qė ajo tė mos e diktojė urdhrin e saj dhe t'i kundėrshtojė kėrkesat e tepruara) d.m.th duke "komanduar" ndonjė katastrofė ekologjike, por edhe eksplozionidemografik, si pėrgjigje ndaj sė cilės do tė rezulonte lufta totale ,ose "vrasja masovike". Politika si shkencė (intelekt) ėshtė dashur tė vėrė drejtpeshimin, por, me njė "mendje instrumentale" duke e ndarė fatin e shkencės nė tėrėsi nė funksion tė profitit, sepse racionaliteti teknik ėshtė tretur nė racionalitetin e vetė zotėrimit me natyrėn dhe me njerėzit. Ky aspekt i politikės dhe i shkencės nė tėrėsi do tė mund tė quhej cinizėm i intelektit, po tė jetė i detyruar qė nė plan tė gjerė tė instrumentalizohet nė funksion tė domminimit me njeriun e jo nė funksion tė ēlirimit tė tij. Lufta e tanishme nė Gjirin Presik mund ta ilustrojė mjaft mirė kompleksitetin e ēėshtjes. Kėtu,. aspekti i pollitikės si intelekt, shkencė, ėshtė materializuar nė disa drejtime: 1. si mundėsi e programimit tė luftės pėr srritjen e qėllimeve tė caktuara nga ana e tė dy palėve. Pėr amerikanėt dhe aleatėt e tyre, detyrimi i Irakut qė tė tėrhiqet nga Kuvajti, esencialisht do tė thotė mėnjanim e rrezikut potencial pėr humbjen e kontrollit mbi burimet e naftės, por edhe pėr shndėrrimin e arabėve dhe islamizmit nė tėrėsi, nė faktor tė politikės botėrore. Pėr Irakun, detyrimi i amerikanėve dhe i aleatėve tė tjerė qė ta akceptojnė si tė tillė, do tė thotė pikėrisht atė qė ata mė sė shumti i druhen; 2. si teknikė dhe teknologji e avancuar ushtarake, duke pėrfshirė edhe strategjitė e avancuara pėr arritjen e qėllimeve tė theksuara; dhe . aspekti cinik i ēėshtjes konsiston pikėrisht nė faktin se qė tė dy palėt janė tė vetėdijshme pėr rrjedhimet eventuale globale edhe nė plan tė natyrės, edhe tė njerėzimit: nė plan tė natyrės, vėnia e zjarrit burimeve tė naftės, qoftė nga ana e Irakut (me qėllim tė pamundėsimit tė invadimit), qoftė aksidentalisht, nga ana e amerikanėve (pėr shkak tė bombardimeve), doemos do tė rezultonte nė ērregullime ekologjike tė natyrės pėrmasash tė tilla eventuale qė do tė mund t'i ndjente gjithė njerėzimi. Mirėpo njė cinizėm akoma mė i madh ėshtė programimi i pėrllogaritur i viktimave nė ushtarė. Qysh nga fillimi i luftės amerikanėt i kanė porositur 16000 thasė najloni pėr transportin e kufomave. Irakianėt nuk kanė bėrė njė gjė tė tillė, por, megjithatė, zgjedhja e alternativės sė luftės prej tyre do tė thotė se edhe ata qė nė fillim kanė kalkuluar me numra tė kufizuar apo tė pakufizuar viktimash pėr arritjen e qėllimeve tė caktuara politike. Nė kėtė mėnyrė, politika si intelekt llogaritės ka ardhur nė shprehje si intelekt llogaritės i luftės, dhe pikėrisht ky ėshtė aspekti cinik i ēėshtjes. Mirėpoo ky shembull njėherit tregon edhe se politika, si intelekt llogaritės e si shkencė, ėshtė nė funksion tė qėllimeve tė forcave dominante nė shoqėri, bile edhe nė funksion tė krijimit tė sė vėrtetės si e vėrtetė e dhėnė, sepse e vėrteta mbi luftėn nė Gjirin Presik "do tė varet" nga zhvillimi i proceseve pas pėrfundimit tė saj. Duke e spikatur kėtė veti tė politikės si shkencė e angazhuar, Theodor Adomo do tė konstatojė se e vėrteta nė pėrgjithėsi ėshtė "e kohshme", d.m.th., kohėsisht e pėrcaktuar.
    Me fjalė tė tjera, sipas botėkuptimeve tė theksuara mė lart, e vėrteta shkencore ėshtė ajo qė, jo vetėm zbulohet, por edhe qė krijohet gjatė procesit tė njohjes. Maks Horkhaimeri dhe Theodor Adorno nė "Dialektikėn e Iluminizmit" e bėjnė pėrshkrimin e historisė si luftė midis njeriut dhe natyrės, por nė lidhje me tė njohurit, shkencėn: "Njeriu i shkencės i njeh gjėrat pėr aq sa mund t'i ndėrtojė". Gjatė ndėrtimit tė tyre, qenėsia e gjėrave shkencėtarit i zbulohet si substrat i sundimit: "Ēdo tentativė qė me thyrjen e natyrės tė thyhet edhe detyrimi (dhuna) vetėm sa e detyron tė bjerė edhe mė thellė nė tė. Kėshtu kaloi udhėtimi i qytetėrimit europian. Abstaksioni, vegėl e ilunizmit, pėrkundrejt objekteve tė veta qėndron si fat, nocionin e tė cilit e ka fshirė: si "likuidim". Qytetėrimi nė kėtė mėnyrė u shndėrrua nė "fitore tė shoqėrisė mbi natyrėn e cila gjithēka e shndėrroi nė natyrė tė thjeshtė" (shih Horkhaimer-Adorno, vep.cit..pėrkthimi sebokroat. f.54). Pėr ndryshim nga Kanti, pėr tė cilin iluminizmi e kishte kuptimin e ēlirimit tė njeriut nga frika dhe tė shndėrrimit tė tij nė zotėrues tė sendeve, pėr Adornon, mendimi nė rrugė e sipėr prej mitologjisė nė logjikė "e ka humbur elementin e refleksionit mbi veten". Pėr kėtė shkak ai manifestohet nė formė tė makinės, si logjikė e makinės... nė procesin automatik, i cili zhvillohet nė mėnyrė vetėvepruese". Andaj iluminizmi, nė mungesė tė refleksionit, tregohet si iluminizėm i pavetėdijėshem.

      Ora ėshtė Sun Sep 08, 2024 7:28 am